SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Mask është maska ideale nëse po kërkoni minimizim të shenjave të moshës, falë formulimit fantastik që kjo maskë përmban. Esenca e kësaj maske është e formuluar me retinol, retinal dhe bakuchiol, të cilët ofrojnë rritje të elasticitetit të lëkurës, minimizojnë shenjat e moshës dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja. Kjo maskë përmban 0.01% retinol të pastër, duke e bërë këtë maskë ideale edhe për personat që nuk kanë përdorur më parë retinol, dhe dëshirojnë ta bëjnë pjesë të rutinës së tyre. Kombinimi i retinolit dhe retinalit jep efekte të menjëhershme që me aplikimin e pare, ndërsa formulimi me bakuchiol ka të njëjtat veti si retinoli, por është një përbërës shumë i sigurt, pasi nuk shkakton asnjëlloj irritimi. Nga ana tjetër formulimi i kësaj maske me BHA, acid salicilik bën të mundur mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt, tkurrjen e poreve dhe largimin e qelizave të vdekura. Kjo maskë ka në formulimin e saj 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe keramide, të cilat mundësojnë hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke mos lejuar tharje të saj. Ndërsa përbërja me niacinamide bën të mundur zbehjen e njollave kafe dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Formulimi i kësaj maske është shumë i butë dhe nuk krijon aspak irritime në lëkurë, kjo pasi përbërja me ekstrakt të bimës centella asiatica, madecassoside dhe pemës së çajit "tea tree" qetësojnë çdo irritim dhe minimizojnë skuqjen. Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

*22gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

retinol, retinal, bakuchiol, 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, keramide, BHA, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Dicaprylyl Ether, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Capillaris Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Glycerin, Xanthan Gum, Sodium Stearoyl Glutamate, Trehalose, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Adenosine, Disodium EDTA, Betaine, Squalane, Tocopherol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glucose, Glutathione, Panthenol, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Saccharomyces Ferment, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Glyceryl Polymethacrylate, Retinol (10 ppb), Retinal, Madecassoside, Bakuchiol, Asiaticoside, Dextrin, Madecassic Acid, BHA, BHT, Ceramide NP, Sucrose Distearate, Asiatic Acid, Palmitoyl Tripeptide-1, Propylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Fragrance, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Mask (1.pc)

600 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI