SOME BY MI Retinol Bakuchiol Bubble Toner

2,200.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.

Përshkrimi

SOME BY MI Retinol Bakuchiol Bubble Toner është një toner në trajtë shkume  i formuluar për të përmirësuar teksturën e lëkurës, për të reduktuar poret e zgjeruara, për të zbehur njollat kafe dhe shenjat post-akne, si dhe për të minimizuar rrudhat, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar, më të unifikuar dhe dukshëm më rinore. Formula e tij kombinon Retinol, Retinal dhe Bakuchiol: tre përbërës që bashkëveprojnë për të nxitur rigjenerimin e qelizave, për të zbehur shenjat post-akne dhe për të reduktuar shenjat e para të moshës, pa shkaktuar irritim të tepërt. Për ta mbrojtur lëkurën gjatë këtij procesi, toneri është i pasur me Sodium Hyaluronate dhe Beta-Glucan, të cilat ofrojnë hidratim të thellë dhe ndihmojnë në mbajtjen e lagështisë. Ndërkohë, niacinamidet ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe në përforcimin e barrierës mbrojtëse. Formula përmban gjithashtu ekstrakte bimore qetësuese si Centella Asiatica, ekstrakti i thekrës dhe i artiçokës, të cilat reduktojnë skuqjen dhe ndjesinë e irritimit. Por nuk mbaron me kaq! Ajo që e bën këtë toner unik është tekstura e tij me efekt “bubble”: sapo aplikohet në lëkurë, ai shndërrohet në një shkumë të lehtë mikrobullëzash, e cila përthithet gradualisht dhe ndihmon në përthithjen më efektive të përbërësve aktivë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për ato që dua të adresojnë shenjat e para të moshës, post-akne dhe hiperpigmentimin. 

Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*100ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në vetëm në mbrëmje. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Retinol, Retinal, Bakuchiol, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Niacinamide, Centella Asiatica, ekstrakt i thekrës, ekstrakt i artiçokës, 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, C12-14 Alketh-12, Methylpropanediol, Sucrose Laurate, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Sodium Acrylic Acid/Ma Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Potentilla Anserina Extract, Citric Acid, Adenosine, Polyquaternium-51, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Disodium Edta, Beta-Glucan, Camellia Sinensis Leaf Water, Xanthan Gum, Fragrance, Bakuchiol, Caprylyl Glycol, Retinol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Arginine, Trehalose, Retinal, Sucrose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

Shpërndani

2,200.00 ALL 1,500.00 ALL