-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SOME BY MI Real Care Mask
300.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SOME BY MI Real Care Mask, janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets" nga marka më inovative dhe e pëlqyer SOME BY MI. Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në tre variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, poret dhe shenjat e hiperpigmentimit.
Real Snail Skin Barrier Care Mask
Formulimi me Snail, ndihmon në qetësimin e irritimit të krijuar nga agresorët e jashtëm si edhe ofron hidratim të thellë teksa lufton shenjat e moshës si vijat e holla apo rrudhat.
Real Super Matcha Pore Care Mask
Falë formulimit me matcha, kjo maskë do t'ju ofrojë një eksfolim të thellë të lëkurës dhe pastrimin intensiv të poreve duke larguar të gjitha papastërtitë, sebumin dhe pikat e zeza.
Real Glutathione Brightening Care Mask
Formula e tij e pasur përmban glutathion për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të sjellë një ndjesi më të butë dhe të njëtrajtshme.
Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*20g
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Butylene Glycol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate, t-Butyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin, Tocopherol
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Shpërndani
300.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE