SOME BY MI Miracle AC Clear Spot Treatment është një trajtim topik që përdor formulën e patentuar ACREMEDY për të luftuar njollat kafe dhe shenjat post-akne. Formulimi i tij ashtu si e gjithë linja Miracle përmban AHA, BHA dhe PHA, të cilët veprojnë në harmoni për të pastruar lëkurën nga papastërtitë. AHA largon qelizat e vdekura, BHA depërton thellë në pore për të hequr sebumin e tepërt, ndërsa PHA mban lagështinë e duhur dhe forcon barrierën e lëkurës. Nga ana tjetër, ky trajtim topik përmban gjithashtu LHA, një eksfoliues i shkëlqyer dhe i butë, që punon në mënyrë efektive për të tkurrur poret, pastruar thellë nga sebumi i tepërt dhe shpërbërë pikat e zeza. LHA ka një pH të ngjashëm me atë të lëkurës (5.5), duke shmangur çdo irritim apo ndjeshmëri. I përshatshëm për lëkurën sensitive, me tendencë akneike, të irrituar dhe me skuqje në të, si edhe për rosacean.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, dhe: si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë articiale.

*10ml

Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zonat e irrituara ose në gjithë fytyrën dhe përhapeni butësisht për një përthithje sa më të mirë.

Përbërësit "magjik"

AHA, BHA, PHA, LHA

Lista e plotë e përbërësve

Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water (500,000ppm), Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract (250,000ppm), Glycerin, Water, Butylene Glycol, Niacinamide, Panthenol, Artemisia Princeps Leaf Extract, Lavandula, Angustifolia (Lavender) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Sodium Hyaluronate, Saccharide Isomerate, Fructan, Salicylic Acid (500ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Allantoin, Protease, Lipase, Adenosine, Lactobionic Acid (300ppm), Citric Acid (100ppm), Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Polyisobutene, Microcrystalline Cellulose, Cellulose Gum, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Magnesium Aluminum Silicate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Miracle Ac Clear Spot Treatment

1,250 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI