SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Serum

1,900.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 16 dhe Nentor 17.

Përshkrimi

Rënia e flokëve, dobësimi i rrënjëve, yndyrosja e tepërt dhe kruajtja e skalpit janë shqetësime që kërkojnë një kujdes të specializuar, duke filluar që nga rrënja e flokut. Për këtë vjen në ndihmë SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Serum, një serum trajtues për skalpin, i krijuar për të përmirësuar gjendjen e tij dhe për të ndihmuar në forcimin e rrënjëve të flokëve. Formula inovative përmban 12 lloje peptidesh, të cilat ndihmojnë në ushqimin dhe kujdesin ndaj skalpit dhe rrënjëve, ndërsa Biotina dhe Panthenol në forcimin dhe ruajtjen e shëndetit të flokëve. Por nuk mbaron me kaq! Acidi Salicilik ndihmon në eksfoljimin e butë të skalpit, duke larguar qelizat e vdekura dhe papastërtitë e akumuluara, ndërsa Piroctone Olamine ndihmon në kontrollin e zbokthit. Kompleksi Cica, i përbërë nga Centella Asiatica dhe derivatet e saj qetësuese, ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe ruajtjen e ekuilibrit të skalpit. Për më tepër, Menthol ofron një ndjesi freskie dhe ndihmon në qetësimin e kruajtjes, ndërsa vajrat e Arganit, Ullirit dhe Bajames në ushqimin dhe kujdesin ndaj flokëve. Tekstura e lehtë në formë serumi aplikohet drejtpërdrejt në skalp me aplikator preciz, duke u përthithur pa kërkuar shpëlarje. Ideal për skalpin që ka nevojë për freski, hidratim dhe kujdes të specializuar kundër rënies së flokëve.

Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Shampoo & SOME BY MI Cica Peptide Anti Hair Loss Derma Scalp Treatment.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për skalpin, si: paraben, sulfate, silikon, alkool, fragranca articiale dhe ngjyrues artificial.

*50ml

Përdorimi

Tundeni shishen përpara përdorimit. Pas larjes së flokut aplikoni serumin afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

12 lloje peptide, ceramide, Centella asiatica, acid salicilik, Menthol, Panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Water, Alcohol Denat., C12-13 Alketh-9, Tromethamine, Carbomer, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Menthol, Hydroxyacetophenone, Salicylic Acid, Panthenol, Mentha Arvensis Leaf Oil, Allantoin, Disodium EDTA, Citric Acid, Argania Spinosa Kernel Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Piroctone Olamine, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hydrolyzed Sweet Almond Protein, Ethylhexylglycerin, Biotin, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Caffeoyl Tripeptide-1, Galloyl Pentapeptide-33, Nicotinoyl Tripeptide-47, Nonapeptide-11, sh-Pentapeptide-19, sh-Octapeptide-4, sh-Decapeptide-7, sh-Oligopeptide-9, Tripeptide-31, Tripeptide-55, Asiaticoside, Madecassoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Limonene

Marka

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

Shpërndani

1,900.00 ALL 1,500.00 ALL