Pastrues fytyre ujor në formë maske

Kjo maskë në formë flluskash është e formuluar me 0.5% acid salicilik BHA me origjinë natyrale, (ujë nga lëvorja e pemës së shelgut willow bark) 3% ekstrakt qymyr druri dhe 5% kaolinë për të ofruar një eksfolim të butë. Falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky produkt arrin të pastrojë thellësisht lëkurën nga pikat e zeza, pikat e bardha dhe të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Me ndihmën e Truecica, kjo maskë ndihmon në reduktimin e poreve te hapura dhe vepron si një eksfoliant natyral, duke dhuruar përmirësim të teksturës së lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kjo maskë do të bëjë që lëkura juaj të ndjehet shumë e pastër, e butë dhe e hidratuar për një shkëlqim rinor. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*120gr

Aplikoni një shtresë të hollë të maskës, në lëkurë të thatë. Prisni 3-5 minuta dhe pasi të fillojë të shkumojë, lagni majat e gishtave me ujë dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës tuaj.

Përbërësit "magjik"

0.5% acid salicilik BHA, 3% ekstrakt qymyr druri dhe 5% kaolinë, Truecica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Kaolin(50,000 ppm), Charcoal Powder(30,000 ppm), Disodium Laureth Sulfosuccinate, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Lauric Acid, Potassium Cocoyl Glycinate, Coco-Betaine, Methyl Perfluorobutyl Ether, Acrylates Copolymer, Manicouagan Clay(100 ppm), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Ascorbyl Glucoside, Glutathione, Salicylic Acid(5,000 ppm), Caprylyl Glycol, Citric Acid, Water(Carbonated Water), Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Fragrance

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Characoal BHA Pore Clay Bubble Mask

2,300 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI