Pastrues fytyre ujor në formë maske

Ashtu siç e thotë dhe vetë emri i tij, falë përdorimit të maskës SOME BY MI Bye Bye Blackhead 30 Days Miracle Green Tea Tox Bubble Cleanser do t'i thoni lamtumirë pikave të zeza! Kjo maskë në formë flluskash është e formuluar me 240,000 ppm ujë të çajit jeshil, 16 ekstrakte të ndryshme po nga çaji jeshil dhe 5% acid salicilik BHA me origjinë natyrale, (ujë nga lëvorja e pemës së shelgut willow bark) për një eksfolim të butë. Falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky produkt arrin të pastrojë thellësisht lëkurën nga pikat e zeza, pikat e bardha dhe të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër dhe të shndritshme. Gjithashtu arrin të tkurrë madhësinë e poreve falë formulimit me përbërësin tannin. Menjëherë pas aplikimit lëkurën do e ndjeni më të pastër dhe të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Produkti është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*120gr

Aplikoni një shtresë të hollë të maskës, në lëkurë të thatë. Prisni 3-5 minuta dhe pasi të fillojë të shkumojë, lagni majat e gishtave me ujë dhe masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët, dhe vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës tuaj.

Përbërësit "magjik"

ujë të gjetheve të çajit jeshil, ekstrakt të bimës së çajit jeshil, acid salicilik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Water (240,000ppm), Disodium Cocoamphodiacetate, Glycerin, Potassium Cocoyl Glycinate, Coco-Betaine, Methyl Perfluorobutyl Ether, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Acrylates Copolymer, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Carbonated Water, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Chaenomeles Sinensis (Chinese-Quince) Fruit Extract, Diospyros Kaki (Persimmon) Leaf Extract, Cinnamomum Cassia (Cinnamon) Bark Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Chrysanthellum Indicum Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Hibiscus Sabdariffa (Roselle) Flower Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Geranium Maculatum (Spotted Cranesbill) Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Trifolium Pratense (Clover) Flower Extract, Alchemilla Vulgaris (Lady's Mantle) Extract, Aspalathus Linearis (Rooibos) Extract, Helichrysum Italicum (Everlasting) Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Bambusa Vulgaris (Bamboo) Extract, Thuja Orientalis Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum (Japanese Knotweed) Root Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Saccharide Isomerate, Mannan, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Powder, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Citric Acid, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Benzyl Glycol, Raspberry Ketone, Caramel, Yellow 5 (CI 19140), Blue 1 (CI 42090), Disodium EDTA, Mentha Piperita (Peppermint) Oil

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI Bye Bye Blackhead 30 Days Miracle Green Tea Tox Bubble Cleanser

1,550 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI