SOME BY MI Beta Panthenol Repair Cream është formulimi perfekt për të gjithë ata që  dëshirojnë një përmirësim të nivelit të kujdesit të lëkurës. Me teknologjinë e patentuar Beta-Panthenol™️, ky krem kombinon fuqinë e D-panthenolit dhe beta-sitosterolit për të forcuar barrierën e lëkurës, duke ofruar hidratim intensiv dhe qetësim të shpejtë të inflamacionit. Gjithashtu, ky krem ka në përbërje niacinamide, një formë e vitaminës B3, e cila njihet për vetitë e fuqishme që ka në tkurrjen e madhësisë së poreve, trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Nga ana tjetër formulimi i këtij kremi me adenosine do të ndihmojë në qetësimin, shërimin si edhe në mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm. Por, nuk mbaron me kaq? Për të gjithë përdoruesit e retinolit, ky krem është një shpëtimtar i vërtetë! SOME BY MI Beta Panthenol Repair Cream redukton ndjeshëm efektet anësore si irritimi dhe thatësia, duke ju lejuar kështu të shijoni përfitimet maksimale të retinolit pa shqetësime. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është pa fragrancë dhe ngjyrues artificial, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral dhe silikon.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Beta-Panthenol™️ (D-panthenol & beta-sitosterol), niacinamide, adenozinë

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, 2, 3-Butanediol, Panthenol (50, 000 ppm), Dipropylene Glycol, Polyglyceryl-6 Stearate, Betaine, Octyldodecanol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Candida Bombicola / Glucose / Methyl Rape Cidate Fermented Product, Beta-Sitosterol (5, 000ppm), Squalane, Vinyl Dimethicone, Polyglyceryl-6 Behenate, Jojoba Ester, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Carbomer, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Phytosterol, Meadowfoam Seed Oil, Sunflower Seed Wax, Sodium Stearoyl Glutamate, Canola Oil, Tromethamine, Argan Kernel Oil, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sodium Surfactin, Dipotassium Glycyrrhizate, Sorbitan Olivate, Adenosine, Cetearyl Olivate, Citric Acid, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Rosa Damask Rose Water, Sodium Phytate, Pyrus Communis Fruit Extract, Prunus Domestica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Polyglycerin-3, Beta-Glucan, Hedera Helix Leaf/Stem Extract, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Propanediol, Ceramide NP, Ceramide NS, Phytosphingosine, Cholesterol, Lactococcus fermentation lysate, Ceramide AS, Ceramide AP, Bifida fermentation lysate, Lactobacillus fermentation lysate, Ceramide EOP

 

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Customer Reviews

No reviews yet Write a review

SOME BY MI Beta Panthenol Repair Cream

2,100 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI