Marka SOME BY MI, ka formulimin më të mirë të AHA, BHA, PHA, që targeton shumë problematika të lëkurës përnjëherësh. SOME BY MI AHA, BHA, PHA Real Cica 92% Cool Calming Soothing Gel i adresohet thatësisë së lëkurës, shpërthimeve akneike, djegies së lëkurës nga dielli. Acidet që përmban eksfoliojnë lëkurën duke larguar çdo papastërti nga poret. Ndërsa, përmbajta me 92% CICA (centella asiatica), dhe 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, do t'a hidratojnë lëkurën, do ta qetësojnë, dhe shërojnë atë. Ky xhel multifunksional mund të përdoret për hidratimin dhe freskimin e lëkurës, si dhe për të qetësuar atë shumë të irrituar nga faktorë të jashtëm. Ka nivel pH nga 5.5+1.0.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë artificiale, paraben, sulfate, ngjyrues artificial, alkool, vajra mineral dhe silikon. 

*300ml

Merrni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në zonat e nevojshme të fytyrës apo trupit.

Përbërësit "magjik"

AHA, BHA, PHA, 92% CICA (centella asiatica), acid hialuronik, rozmarinë

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Extract (92%), Water, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Hydroxyethyl Urea, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Artemisia Princeps Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Eclipta Prostrata Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Allantoin, Arginine, Adenosine, Salicylic Acid (10pmm), Lactobionic Acid (10pmm), Citric Acid (10pmm), C12-13 Pareth-9, Carbomer, 1,2-Hexanediol, Benzyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Raspberry Ketone, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI AHA, BHA, PHA Real Cica 92% Cool Calming Soothing Gel

1,600 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI