Dëshironi të luftoni aknet me vajin esencial të pemës së çajit (tea tree), që njihet si zëvendësuesi natyral i benzoyl peroxide? SOME BY MI 30 Days Miracle Tea Tree Clear Spot Oil do të bëhet trajtimi S.O.S, që do t'i japë fund çdo shpërthimi akneik në lëkurë. Formula e këtij trajtimi topik, përmban panthenol, dhe allantoin, për të mos e tharë lëkurën dhe për t'i ofruar hidratim asaj. Përbërësi kryesor i tij, ekstrakti dhe uji nga gjethja e pemës së çajit (tea tree), do të luftojë sebumin e tepërt dhe infeksionin e akneve. Ky trajtim është zgjidhja e shpërthimeve akneike të herë pas hershme, që jeni munduar vazhdimisht t'i trajtoni. Është i përshtatshëm edhe për lëkurën sensitive, duke trajtuar të gjitha tipet e akneve.

Formula e tij nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: vaj mineral, silikon, benzyl alcohol, ethanol, ngjyrues artificial, etj,. Gjithashtu ka kaluar të gjitha testet kundër irritimit të lëkurës.

*10ml

Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, me një tampon veshësh merrni nga lëngu i këtij produkti dhe aplikojeni mbi zonën ku keni akne.

Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

panthenol, allantoin, ekstrakt nga gjethet e pemçs së çajit (tea tree)

Lista e plotë e përbërësve

Alcohol Denat., Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil (14%), C12-14 Pareth-12, Water, Butylene Glycol, Panthenol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (9,940ppm), Allantoin, Limonene

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

SOME BY MI 30 Days Miracle Tea Tree Clear Spot Oil

1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI