SKINFOOD Strawberry Mask Wash Off ofron ushqim të thellë, duke premtuar një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim. Formulimi i saj përfshin kokrriza sheqeri të zi brazilian të kombinuara me fara luleshtrydheje, për një eksfolim të butë që largon qelizat e vdekura të lëkurës, duke dhuruar në fund një shkëlqim të jashtëzakonshëm. Nga ana tjetër formula e saj e pasur me vajra ushqyes dhe gjalpë shea forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe e lë atë të hidratuar. Përjetoni magjinë e kujdesit të lëkurës me këtë maskë që kombinon aromën e këndshme, hidratimin dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Maska është e përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës.

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

*100gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

sheqer i zi brazilian, fara luleshtrydheje, gjalpë shea

Lista e plotë e përbërësve

Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose (16,500mg), Glycerin, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Cetyl Ethylhexanoate, Stearalkonium Hectorite, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Lanolin, Macadamia Ternifolia (Macadamia) Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Fragaria Vesca (Strawberry) Seed (1, 000mg), Sorbitan Laurate, Fragaria Ananassa (Strawberry) Seed Oil (500mg), BHT, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Caramel, Red 33 (CI 17200), Yellow 6 (CI 15985), Fragrance

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Strawberry Mask Wash Off

1,300 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI