SKINFOOD Shine Muscat BHA Food Mask

2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.

SKINFOOD Shine Muscat BHA Food Mask është një maskë wash-off e formuluar për të ofruar një kujdes të gjithanshëm për lëkurën, duke kombinuar freskinë e rrushit Shine Muscat me fuqinë eksfoliuese të BHA-ve. Shine Muscat, një rrush i njohur për aromën e tij të ëmbël dhe vetitë antioksiduese, ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga radikalet e lira dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës për një pamje sa më të shëndetshme. Formula e maskës përmban gjithashtu BHA (Beta Hydroxy Acid), që depërton thellë në pore për të pastruar sebumin e tepërt dhe papastërtitë, duke përmirësuar teksturën e lëkurës dhe reduktuar shfaqjen e akneve. Për më tepër, Centella Asiatica në përmbajtje ofron qetësim të menjëhershëm dhe hidratim të thellë, duke ndihmuar në zbutjen e irritimeve dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës. Me përdorim të rregullt, kjo maskë i jep lëkurës një ndjesi freskie, pastrimi dhe ndriçimi, duke e lënë të butë dhe të rifreskuar.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*120gr

 

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

Shine Muscat, BHA, Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Mica, Butylene Glycol, Tapioca Starch, Bentonite, Propanediol, Glyceryl Glucoside, Betaine, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Powder, Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Mentha Arvensis Powder, Chromium Hydroxide Green, PPG-13-Decyltetradeceth-24, Polyisobutene, Centella Asiatica Extract (2,060 ppm), Salicylic Acid (2,000 ppm), Xanthan Gum, Tromethamine, Panthenol, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract (1,030 ppm), Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Iron Oxide Yellow, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Ethylhexylglycerin, 4-Terpineol, Glucose, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Juniperus Mexicana Oil, Methyl Diisopropyl Propionamide, Citric Acid, Sodium Phytate, Lavandula Hybrida Oil, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Cymbopogon Citratus Extract, Mentha Arvensis Extract, Pelargonium Graveolens Flower/Leaf/Stem Extract, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Erythritol, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Lycium Chinense Fruit Extract, Myristica Fragrans (Nutmeg) Extract

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

 

 

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

Shpërndani

2,000.00 ALL