-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Salmon Dark Circle Concealer Cream
1,100.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Salmon Dark Circle Concealer Cream është korrektori më i ri nga marka e njohur SKINFOOD, i krijuar posaçërisht për zonën delikate të syve. Ky produkt ndihmon në minimizimin e dukshmërisë së rrathëve të zinj, rrudhave të imëta dhe fryrjes, duke ofruar një efekt ndriçues dhe freskues pa shkaktuar tharje apo irritim. I frymëzuar nga fuqia e natyrës dhe shkenca koreane e kujdesit të lëkurës, ky krem kombinon përbërës të pasur ushqyes me teknologji inovative për të dhuruar një pamje më të freskët, të gjallë dhe rinore. Formula e tij është e pasuruar me ekstrakt të vezëve të salmonit dhe vaj salmoni, Omega-3, peptide dhe proteina, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe zvogëlimin e shenjave të lodhjes. Këta përbërës ushqejnë në thellësi lëkurën e hollë përreth syve, duke ofruar hidratim të vazhdueshëm dhe një shkëlqim natyral. Tekstura e tij është e butë, kremoze dhe e pasur, duke u shkrirë në mënyrë perfekte me lëkurën pa krijuar grumbullime, vija, krisje apo tharje. Me një aplikim të vetëm, ky korektor ofron mbulim të lartë dhe të qëndrueshëm, duke u fiksuar bukur në lëkurë për një pamje të pastër, të njëtrajtshme dhe rrezatuese, që zgjat gjatë gjithë ditës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*10g
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe/ose fondatinën, aplikoni në zonën T (pjesa e ballit dhe poshtë syve) gjithashtu mund ta aplikoni edhe në zona të hiperpigmentuara për një mbulim më të thellë dhe natyral. Më pas, përhapeni duke përdorur sfungjerë, furçe ose gishtat. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit “magjik”
ekstrakt të vezëve të salmonit, vaj salmoni, Omega-3, peptide, proteina
Petrolatum, Lanolin Oil, Aluminum Starch Octenylsuccinate, Paraffin, Polyethylene, Sorbitan Sesquioleate, Microcrystalline Wax, Tocopheryl Acetate, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Ethylhexylglycerin, Water, Glycerin, Steareth-20, Diacetyl Boldine, Palmitoyl Tripeptide-1, Chrysin, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Fragrance, Titanium Dioxide (Ci 77891), Iron Oxides (Ci 77492), Iron Oxides (Ci 77491), Salmon Egg Extract, 2-hexanediol, Alpha-Isomethyl Ionone, N-hydroxysuccinimide, Butylphenyl Methylpropional, Caprylic/capric Triglyceride, Iron Oxides (Ci 77499), Glyceryl Tribehenate/Isostearate/Eicosandioate, Sodium Dna, N-Hydroxysuccinimide, 1, Glyceryl Tribehenate/isostearate/eicosandioate, Caprylryl Glycol, Linalool, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
1,100.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE