Ashtu si edhe vetë emri i markës SKINFOOD, kjo maskë është “ushqim” për lëkurën. Rice Mask Wash-off është “bestseller” në llojin e saj dhe shërben për të larguar yndyrën e tepërt dhe papastërtitë, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Kjo maskë është e formuluar me ekstrakt dhe ujë nga kokrrizat e orizit, i cili njihet për rolin e tij në heqjen e njollave dhe hiperpigmentimit të lëkurës.
Formula e tij nuk përmban: paraben dhe vajra mineral. Niveli i tij i pH është 6.1.

*100gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

ujë dhe ekstrakt nga orizi, vaj Jojoba

Lista e plotë e përbërësve

Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Cyclopentasiloxane, Cetyl Alcohol, Propylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Water, Glycerin, Polysorbate 80, Jojoba Esters, Peg-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Palmitic Acid, Stearic Acid, Sorbitan Stearate, Dimethicone, Carbomer, Potassium Hydroxide, Acrylatescio-30 Aklylacrylate Crosspolymer, Algin, Sucrose Cocoate, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, 1, 2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Butylphenyl Methylpropional

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Rice Mask Wash-off

1,250 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI