SKINFOOD Potato Food Mask është një trajtim i veçantë për fytyrën që ofron qetësim të menjëhershëm dhe pastrim të thellë të lëkurës. Kjo maskë përmban ekstrakt patate nga rajoni Gangwon-do, i pasur me acide klorogjenike, të cilat ndihmojnë në pastrimin e thellë dhe veprojnë si antioksidantë të fuqishëm. Gjithashtu, përfshin Madecassoside, një përbërës me veti qetësuese dhe riparuese, që ndihmon në rikuperimin e lëkurës së irrituar dhe të dëmtuar. Formula është pasuruar me ekstrakte të Rosella-s dhe koprës, të cilat forcojnë barrierën natyrale të lëkurës, duke e lënë atë të qetë, të freskët dhe të shëndetshme. Konsistenca e saj është veçanërisht e butë dhe e ngjashme me pure patatesh, duke e bërë aplikimin një përvojë të këndshme dhe relaksuese. Pas përdorimit, do të ndjeni një lëkurë të pastër, të qetësuar dhe të lëmuar. Ky produkt është testuar për acarimin e lëkurës dhe ka kaluar me sukses, duke e bërë të sigurt për përdorim të rregullt.
*120gr
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt patate, Madecassoside, ekstrakte të bimës Rosella-s, kopër
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cellulose, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glycol Distearate, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Carbomer, Tromethamine, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Cetearyl Glucoside, Hydroxyethylcellulose, Ethylhexylglycerin, Solanum Tuberosum (Potato) Pulp Extract(400 ppm, Chlorogenic Acids 200 ppb), Caramel, Sorbitan Isostearate, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Laurate, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Dipropylene Glycol, Caffeine, Glucose, Madecassoside(13,000 ppb), Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.