SKINFOOD Peach Sake Pore Toner është i formuluar me kujdes për të ofruar një zgjidhje sa më efkase për minimizimin e poreve, duke e kthyer rutinën tuaj të përditshme të kujdesit për lëkurën në një eksperiencë të këndshme dhe efektive. I pasuruar me ekstrakte të freskëta pjeshke, ky tonik shfrytëzon fuqinë natyrale të frutit për të ndihmuar në minimizimin e poreve, duke i dhënë lëkurës një pamje më të butë dhe të pastër. Kombinimi i ekstrakteve të pjeshkës me përbërës të tjerë të zgjedhur me kujdes si ekstrati i orizit dhe centella asiatica, ndihmojnë në balancimin e nivelit natyral të pH-së së lëkurës, duke ruajtur barrierën mbrojtëse të saj dhe përmirësuar shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. Formulimi i tij i lehtë dhe i freskët përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, duke e bërë lëkurën të ndihet e butë, e freskët dhe e rinovuar. Përdorimi i rregullt i këtij toniku ndihmon në minimizimin e shfaqjes së poreve dhe në krijimin e një teksture të lëmuar e të pastër të lëkurës, duke i dhënë asaj një shkëlqim të natyrshëm dhe vitalitet të përmirësuar.
Formula e tij nuk përmban 20 përbërës kimikat që shkaktojnë probleme në lëkurë, si: benzyl alcohol, sodium benzoate, benzoic acid, izopropyl paraben, methyl paraben, ethyl paraben, etj,.
*160ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, tundeni mirë produktin që pluhuri të bashkohet me tretësirën ujore. Hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar, dhe aplikojeni në fytyrë e qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbësit "magjik"
ekstrakt pjeshke, ekstrati i orizit, centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, Hexylene Glycol, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Allantoin, Bis-Peg-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Rice Ferment Filtrate (Sake), Enantia Chlorantha Bark Extract, Dimethicone, Propylene Glycol, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Centella Asiatica Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Peg-60 Hydrogenated Castor Oil, Oleanolic Acid, Hydrogenated Lecithin, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Stearyl Glycyrrhetinate, Argania Spinosa Kernel Oil, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Oil, Disodium Edta, Beta-Sitosterol, Serenoa Serrulata Fruit Extract, Bht, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, 1, 2-Hexanediol, Phenoxyethanol, D&C Red No.33(Ci 17200), Fd&C Yellow No.5(Ci 19140), Fd&C Yellow No.6(Ci 15985), Fragrance
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.