-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Mint Spa Foot Mask
600.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Tetor 05 dhe Tetor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Mint Spa Foot Mask është një trajtim inovativ për këmbët që ofron përkujdesje të plotë dhe një ndjesi spa në rehati të shtëpisë. Këto çorape hidratuese 3-në-1 janë formuluar për të zbutur lëkurën e ashpër, për të eliminuar kallot dhe për të rikthyer butësinë natyrale të këmbëve tuaja. Me një përzierje të pasur përbërësish natyralë si ekstrakti i mollës, rrushit dhe portokallit, maska ushqen dhe rigjeneron thellësisht lëkurën, ndërsa ekstrakti i limonit vepron si një eksfoliant i butë, duke ndriçuar dhe pastruar lëkurën në mënyrë natyrale. Aroma e freskët e limonit i jep këtij trajtimi një efekt relaksues dhe rigjallërues, duke e kthyer kujdesin për këmbët në një moment të këndshëm relaksi. Ideal për përdorim të rregullt, kjo maskë është zgjidhja perfekte për këmbë të buta, të lëmuara dhe të shëndetshme.
Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*8g
Pasi të keni larë këmbët tuaja, vendosni qeset përkatëse dhe më pas lidhini. Mbajini ato për rreth 15-20 minuta.
Përbërësit "magjik"
Limon, ekstrakt molle, rrushi, portokalli
Lista e plotë e përbërësve
water, glycerin, butylene glycol, cetyl ethylhexanoate, cetearyl alcohol, glyceryl stearate, palmitic acid, dimethicone, sorbitan sesquioleate, stearic acid, arginine, carbomer, 1,2-hexanediol, caprylyl glycol, butyrospermum parkii (shea) butter, illicium verum (anise) fruit extract, disodium edta, betaine, urea, tocopheryl acetate, panthenol, myristic acid, arachidic acid, oleic acid, pyrus malus (apple) fruit extract, vitis vinifera (grape) fruit extract, prunus mume fruit extract, carica papaya (papaya) fruit extract, citrus aurantifolia (lime) fruit extract, citrus limon (lemon) fruit extract, citrus aurantium dulcis (orange) fruit extract, mentha suaveolens leaf extract, mentha piperita (peppermint) leaf extract, mentha spicata leaf extract, fragrance, citral, citronellol, limonene, hexyl cinnamal, linalool
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
600.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE