-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Gold Caviar EX Serum
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 02 dhe Korrik 03.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SKINFOOD Gold Caviar EX Serum është një produkt i avancuar i cili kombinon përbërës natyralë dhe teknologji të sofistikuar për të ofruar kujdes të jashtëzakonshëm për lëkurën. Formula e tij përmban 40% ekstrakt caviar, një përbërës i njohur për përmbajtjen e pasur të acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6, të cilat ushqejnë dhe hidratojnë lëkurën në thellësi. Ekstrakti i caviar-it forcon barrierën natyrale të lëkurës, redukton dukshëm rrudhat dhe vijat e imëta, duke e bërë lëkurën më të butë dhe elastike. Ndërkohë, përmbajtja me ekstrakt të pastër ari, ndihmon në përmirësimin e prodhimit të kolagjenit, mbron lëkurën nga radikalet e lira dhe ofron një shkëlqim natyral e të rafinuar. Ari vepron gjithashtu si një anti-inflamator dhe antibakterial, duke ndihmuar në qetësimin e lëkurës dhe rigjenerimin qelizor. Formula është e pasuruar edhe me adenozinë, e cila përmirëson strukturën e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje rinore dhe të freskët. Për të siguruar efektivitet maksimal, përbërësit përpunohen me kujdes në temperatura të ulëta, duke ruajtur të gjitha vetitë e tyre aktive. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe siguron një trajtim të plotë kundër shenjave të moshës, duke lënë lëkurën të hidratuar, të ushqyer dhe me një shkëlqim të shëndetshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit “magjik”
ekstrakt të pastër ari, 40% caviar
Lista e plotë e përbërësve
Caviar Extract (40%), Purified Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Butylene Glycol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Polyisobutene, Glyceryl Stearate SE, Beta-Glucan, Cetearyl Alcohol, Steareth-21, Trehalose, Hydrogenated Lecithin, Yeast Extract, Linolenic Acid, Linoleic Acid, Sodium Hyaluronate, Sucrose Palmitate, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Polyglyceryl-10 Oleate, Dipentaerythrityl Hexahydroxystearate/Hexastearate/Hexarosinate, Cetyl Alcohol, Behenyl Alcohol, Myristyl Myristate, Vinyl Dimethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Xanthan Gum, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Sodium Phytate, Adenosine, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Gold (100 ppm), Colloidal Gold (100ppm), Melia Azadirachta Leaf Extract, Sorbitan Isostearate, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Fragrance
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shpërndani
3,500.00 ALL
Çmimi për njesi / perBEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













