SKINFOOD Fig Vegan Collagen Cream është formuluar për të ndihmuar në rikthimin e elasticitetit dhe vitalitetit të lëkurës me fuqinë e kolagjenit vegan dhe përbërësve natyralë. I pasuruar me ekstrakt fiku vegan, ky krem ofron një dozë të fuqishme ushqimi për të ndihmuar në rimbushjen e lëkurës së lodhur, duke i dhënë një pamje të fortë dhe të shëndetshme. Përbërës si proteina e bizeles stimulojnë sintezën natyrale të kolagjenit dhe ndihmojnë në ruajtjen e elasticitetit, ndërsa acidi hialuronik siguron hidratim të thellë dhe ndihmon në përmirësimin e strukturës së lëkurës. Nga ana tjetër, falë përmbajtjes me betainë, ky krem krijon një shtresë mbrojtëse ndaj humbjes së lagështirës, e cila ruan balancën ujë-vaj dhe mbron lëkurën nga faktorët e jashtëm. Tekstura e butë dhe elastike e kremit jo vetëm që hidraton por gjithashtu lë një fund ushqyes pa ndjesi ngjitje. Është i përshtatshëm për çdo tip lëkure dhe rekomandohet për lekurën që kanë nisur të shfaqen shenjat e para të moshës.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*70ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt fiku vegan, bizele, acidi hialuronik, betainë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Polyglyceryl-3 Distearate, Squalane, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Triethylhexanoin, Betaine, Vinyl Dimethicone, Disteareth-100 IPDI, Behenyl Alcohol, Sodium Polyacrylate, Carbomer, Tromethamine, Glyceryl Stearate Citrate, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract(1000.25 ppm), Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Adenosine, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pinus Sylvestris Leaf Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Sodium Hyaluronate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cyanocobalamin, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Punica Granatum Fruit Extract, Ginkgo Biloba Nut Extract, Morus Alba Fruit Extract, Glucose, Hydrolyzed Pea Protein, Sodium Chloride, Sodium Succinate, Disodium EDTA

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.




SKINFOOD Fig Vegan Collagen Cream

2,700 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI