Egg White Perfect Pore Cleansing Oil është një larës vajor, i krijuar për të hequr papastërtitë në mënyrë të butë dhe efektive. Formula e tij përmban albuminë e marrë nga e bardha e vezës, e cila ofron kujdes të veçantë për lëkurën. Ky vaj ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, pastron poret thellësisht dhe largon bllokimet që shkaktojnë pikat e zeza. Gjithashtu, minimizon dhe tkurr poret, duke i dhënë lëkurës një pamje të pastër dhe të lëmuar. Konsistenca e tij vjen vajor në ujore, pra trajtë shumë e lehtë duke e bërë të emulsifikohet shumë lehtë gjatë shpëlarjes me ujë. Përjetoni pastrimin e thellë dhe të butë të lëkurës me këtë larës kaq unik! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kyesisht atë të ydyrshme.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.

*200ml

Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.

Përbërësit "magjik"

albuminë të marrë nga e bardha e vezës

Lista e plotë e përbërësve

Ethylhexyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Isopropyl Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, C12-15 Alkyl Benzoate, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Cetyl Ethylhexanoate, PEG-10 Isostearate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Bis-Ethoxydiglycol Cyclohexane 1, 4-Dicarboxylate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Water, Fragrance, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Egg Yolk Extract, Albumen Extract, Butylene Glycol, Polysorbate 80, Phenoxyethanol, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Oleth-7, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Salicylic Acid, Sulfur, Tocopherol

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Oil

2,000 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI