-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Carrot Caroten Moist Effector
3,600.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
SKINFOOD Carrot Caroten Moist Effector është një serum i jashtëzakonshëm, i formuluar për t'i ofruar lëkurës një ndjesi freskie dhe rinovimi. Me 75% β-karoten, një përbërës natyral i nxjerrë nga karota dhe vaji i farës së saj, ky serum shquhet për teknologjinë e përpunimit të tij të veçantë, zhvilluar që nga vitet 1950. Formula e tij ka fuqinë të qetësojë lëkurën e irrituar dhe të forcojë barrierën mbrojtëse, duke ulur skuqjet dhe ndjeshmërinë, dhe duke ofruar një efekt të menjëhershëm relaksimi. Nga ana tjetër, procesi i kujdesshëm i nxjerrjes së përbërësve aktivë siguron që vlerat e karotës të depërtojnë thellë në lëkurë, duke krijuar një ndjesi freskie dhe vitaliteti. Ndërsa, përbërësit hidratues si ceramidet dhe glicerina sigurojnë një hidratim të thellë, duke luftuar tharjen dhe duke i dhënë lëkurës një butësi dhe shkëlqim natyral.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*52ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
β-karoten, ceramide, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Glycerin, Propanediol, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Water, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, PPG-13-Decyltetradeceth-24, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Allantoin, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Sodium Phytate, Maltodextrin, Beta-Glucan, Saccharide Hydrolysate, Caprylyl Glycol, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pogostemon Cablin Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Octyldodecanol, Hydrogenated Lecithin, Lavandula Hybrida Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Xanthan Gum, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Oleate, Glycolipids, Glycosphingolipids, Tocopherol, Ceramide NP
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
3,600.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE