Vetëm marka SKINFOOD mund të sjellë një produkt “ëmbëlsirë” për lëkurën. Gjatë aplikimit të maskës Black Sugar Honey Mask wash-off, do të mrekulloheni nga aroma e këndshme e saj falë sheqerit organik të zi brazilian dhe mjaltit Manuka dhe Akacia. Grimcat e sheqerit të zi eksfoliojnë lëkurën pa e dëmtuar barrierën e saj, sepse gjatë masazhit që do t’i bëni fytyrës me ujë të ngrohtë, ai do të shpërbëhet lehtësisht. Mjalti Manuka dhe ai Akacia, do t’i dhurojnë lëkurës butësi, duke e hidratuar thellësisht atë.
Formula e tij nuk përmban: paraben, alkool, vajra mineral. Niveli i tij i pH është 5-5.6.

*100gr

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.

Përbërësit "magjik"

sheqer organik brazilian, mjaltë Manuka, mjaltë Akacia

Lista e plotë e përbërësve

Sucrose, Peg-7 Glyceryl Cocoate, Glycerin, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Stearalkonium Hectorite, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Caramel, Sorbitan Laurate, Tocopherylacetate, Ethylhexylglycerin, Water, Fragrance, Limonene, Citral

SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

SKINFOOD Black Sugar Honey Mask Wash-off

1,250 ALL 1,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI