-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKINFOOD Avocado & Olive Lip Balm
1,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Zbuloni sekretin e buzëve të buta dhe të lëmuara me SKINFOOD Avocado & Olive Lip Balm – një balm që ofron një përkëdhelje të përditshme me një përzierje të rafinuar përbërësish natyralë. Vaji i avokados dhe vaji i virgjër i ullirit ndërthuren për të krijuar një formulë të pasur që ushqen buzët në thellësi, duke i bërë ato të ndjehen të freskëta dhe plot jetë. Me teknologjinë Moistplus™️, ky balm ruan nivelin e hidratimit për orë të tëra, duke mbrojtur dhe rigjeneruar buzët me një prekje delikate. Për të arritur një përkujdesje të përsosur, provoni ta kombinoni me SKINFOOD Avocado & Sugar Lip Scrub. Së bashku, ky duo i fuqishëm do të transformojë buzët tuaja, duke i bërë të jenë gjithmonë të buta, të hidratuara dhe gati për një buzëqeshje të ndritshme.
*14gr
Aplikojeni në mbrëmje para se të flini gjumë ose kur e ndjeni ju të nevojshme. Merrni një sasi të konsiderueshme me aplikuesin e tij dhe përhapeni butësisht mbi buzët tuaja.
Përbërësit "magjik"
Vaj avokado, vaj ulliri
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Purified Water, Beeswax, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Lanolin Oil, Hydrogenated Coconut Oil, Palmitic Acid, Polyglyceryl-10 Behenate/Eicosadioate, Polyisobutene, Stearic Acid, Cetyl Alcohol, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Polysorbate 60, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Tocopheryl Acetate, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Fragrance, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Cholesterol, Dimethicone, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Oleic Acid, Squalane, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Citrus Aurantifolia (Lime) Oil, Limonene, Geraniol, Hexyl Cinnamol, Linalool
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
Shpërndani
1,000.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE