Për flokë të mëndafshtë, të hidratuar dhe plot me shkëlqim, SKINFOOD Argan Oil Repair Plus Heat Serum In Oil është zgjedhja e përsosur! Kjo formulë e pasur, e mbushur me vaj argani të çmuar dhe vajra bimore, kombinohet me kompleksin ekskluziv Black-20 Complex™️ për të ofruar një trajtim intensiv që zbut dhe ushqen çdo fije floku. Vaji i arganit depërton thellë, duke hidratuar në mënyrë të përkryer flokët, ndërsa kompleksi Black-20 Complex™️ i bën ato të ndjehen si mëndafsh, përmirëson elasticitetin, dhe i mbron nga dëmtimet e shkaktuara nga nxehtësia. Gjithashtu kjo esencë ndihmon në rigjenerimin e majave të dyzuara dhe flokëve të ashpër. Nëpërmjet esencës do të ndjeni rigjallërimin të flokëve tuaj, rikthimin e hidratimit, dhe zbutjen e majave. Kjo esencë sugjerohet të përdoret nga personat që kanë këto problematika:
-Flokë të ashpër, të thatë dhe me tendencë krijim zbokthi.
-Flokë të dëmtuar si pasojë e pajisjeve stiluese të nxehtësisë.
*110ml
Aplikoni 1-3 sprucime pas larjes së flokut, në flokë të thatë, dhe vazhdoni me stilimin e tyre.
Përbërësit "magjik"
vaj argani, vajra bimore, kompleksi Black-20 Complex™️
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Disiloxane, Phenyl Trimethicone, C12-15 Alkyl Benzoate, Fragrance, Argania Spinosa Kernel Oil, Water, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Laminaria Japonica Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Panax Ginseng Root Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopherol, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Lepidium Meyenii Root Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Butylene Glycol, Salix Nigra (Willow) Bark Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Hordeum Vulgare Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Sesamum Indicum (Sesame) Seed Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Ipomoea Batatas Root Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Glycerin, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Berberis Vulgaris Root Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Lycium Chinense Fruit Extract, Morus Nigra Fruit Extract
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.