-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKIN1004 Madagascar Centella Soothing Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SKIN1004 Madagascar Centella Soothing Cream është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë një krem të lehtë, por me veprim të fuqishëm. Me një teksturë si xhel-mjaltë, ky krem përhapet lehtësisht mbi lëkurë, përthithet menjëherë dhe nuk lë aspak ndjesi ngjitjeje apo rëndese. Formula e tij e pasur kombinon tre përbërës të fuqishëm hidratuese dhe rigjeneruese (ceramide, kolesterol dhe acide yndyrore), të cilët bashkëveprojnë në harmoni për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për të mbajtur pH-në në nivele të balancuara, duke i dhënë lëkurës një pamje më të hidratuar dhe më të shëndetshme. Por nuk mbaron me kaq! Fuqia e vërtetë e këtij kremi qëndron te përmbajtja e ekstraktit 100% të pastër të Centella Asiatica nga Madagaskari. Ky përbërës, me veti të jashtëzakonshme qetësuese dhe rigjeneruese, lehtëson skuqjet, ndihmon në qetësimin e ndjeshmërisë dhe rikthen freskinë që lëkura ka humbur. Me çdo aplikim, lëkura përjeton një ndjesi të menjëhershme rehatie, butësie dhe rigjenerimi. I përshtatshëm për çdo tip lëkure, veçanërisht për atë të dehidratuar dhe sensitive.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*75ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
ceramide, kolesterol, acide yndyrore, Centella Asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Cyclomethicone, Water, 1,2-Hexanediol, Trehalose, Caprylyl Methicone, C12-14 Pareth-12, Carbomer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Xanthan Gum, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Butylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Tranexamic Acid, Coptis Chinensis Root Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Dextrin, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Biosaccharide Gum-1, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Ceramide EOP, Ceramide NS, Ceramide NP, Ceramide AP, Phytosphingosine, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Alcohol, Stearic Acid, Cholesterol.
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













