-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SKIN1004 Madagascar Centella Quick Calming Pad është një toner-pad qetësues dhe hidratues i formuluar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme, të irrituar dhe me tendencë skuqjeje. Paketimi përmban tamponë pambuku të njomur me një esencë të pasur në përbërës qetësues, të cilët ndihmojnë në reduktimin e irritimit, forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe qetësmin e saj të menjëhershëm. Formula përmban Centella Asiatica nga Madagaskari, e njohur për vetitë e saj rigjeneruese dhe anti-inflamatore, e kombinuar me Panthenol, Sodium Hyaluronate dhe përbërës të tjerë hidratues që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së stresuar nga faktorët e jashtëm. Pad-sat kanë një teksturë të butë dhe ngjiten lehtësisht në lëkurë, duke mundësuar përdorimin e tyre si toner i përditshëm ose si maskë lokale për zonat që kanë nevojë për qetësim intensiv. Falë formulës së butë dhe pa përbërës agresivë, i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht asaj sensitive, të dehidratuar dhe me tendencë irritimi.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*130ml/70pads
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, Panthenol, Sodium Hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Water, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Panthenol, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Citric Acid
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













