-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Blue Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SKIN1004 Madagascar Centella Hyalu-Cica Blue Serum është një serum intensiv dhe i lehtë, i krijuar për të ofruar një kombinim të fuqishëm mes hidratimit të thellë dhe qetësimit të menjëhershëm për çdo lloj lëkure, veçanërisht për atë të ndjeshme, të thatë ose të irrituar. Formula e tij bazohet në një përqendrim të lartë prej 39% ujë Centella Asiatica nga Madagaskari, i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme qetësuese dhe rigjeneruese, duke ndihmuar në qetësimin e irritimeve, uljen e inflamacionit dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Serumi është i pasur me pesë forma të acidit hialuronik me molekula të madhësive të ndryshme, të cilat depërtojnë në shtresa të ndryshme të epidermës për të siguruar hidratim të plotë dhe afatgjatë, duke e lënë lëkurën të butë, të lëmuar dhe elastike. Ceramide NP në formë nano vepron për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, ndërsa niacinamidet ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të saj dhe reduktimin e njollave të errëta. Nga ana tjetër, adenosina ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe rikthimin e elasticitetit. Formula është gjithashtu e pasuruar me ekstrakte bimore si Hedera Helix (Ivy) dhe përbërës të tjerë me efekt antioksidant, që ndihmojnë në rigjenerimin e shpejtë të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Ngjyra e tij blu, aq unike dhe tërheqëse, nuk është rezultat i ngjyruesve artificialë, por vjen nga përbërës bimorë si ekstrakti i lules Gardenia Florida dhe ekstrakte frutash të pasura me flavonoide, të cilat jo vetëm i japin serumit pamjen e freskët kristalore, por edhe ofrojnë përfitime antioksiduese dhe qetësuese për lëkurën. Ky serum është ideal për ata që vuajnë nga skuqje, rosacea, akne ose dehidratim të lëkurës dhe kërkojnë një kujdes të butë, por efektiv.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, silikon, sulfate, fragranca artificiale & natyrale, vajra artificial & natyral.
*50ml
Në rutinën tuaj të mbrëmjes apo të mëngjesit, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica Leaf Water, Acid Hialuronik (5 forma), Ceramide NP, Niacinamide, Adenosine, Hedera Helix (Ivy) Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Ekstrakte frutash me flavonoide, Panthenol, Betaine, Allantoin, Trehalose
Lista e plotë e përbërësve
Water, Centella Asiatica Leaf Water(389,929ppm), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Hibiscus Esculentus Fruit Extract, Sodium Hyaluronate(5,293ppm), Hydrolyzed Hyaluronic Acid(5,290ppm), Hyaluronic Acid(5,290ppm), Methylpropanediol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Carbomer, Arginine, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Pentylene Glycol, Adenosine, Polyglutamic Acid, Rosa Damascena Flower Water, Artemisia Princeps Leaf Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Iris Florentina Root Extract, Ethylhexylglycerin, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Maltodextrin, Pantolactone, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate Crosspolymer(0.005ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate(0.005ppm)
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













