-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKIN1004 Madagascar Centella Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
SKIN1004 Madagascar Centella Cream është një krem hidratues me formulë të lehtë “oil-in-water”, i krijuar për të qetësuar, rigjeneruar dhe mbrojtur lëkurën, veçanërisht atë të ndjeshme apo të irrituar. Përbërësi "magjik i këtij kremi është kompleksi TECA, një përzierje e fuqishme e tri-terpenoideve me përqindje të larta: Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid. Ky kompleks ofron veprim anti-inflamator, ndihmon në forcimin e barrierës lipidike të lëkurës dhe përshpejton rigjenerimin e qelizave.
Formula është pasur gjithashtu me 9.8% Centella Asiatica për qetësimin e menjëhershëm të lëkurës, niacinamide për njëtrajtësim të tonalitetit dhe reduktimin e dukjes së poreve, Panthenol dhe Sodium Hyaluronate për hidratim të thellë, si dhe Squalane, Ceramide NP dhe Shea Butter (Butyrospermum Parkii) për ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Me teksturën e tij të lehtë ky krem përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse dhe ofron një efekt freskues që ndjehet menjëherë pas aplikimit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe ato më të ndjeshmet.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, produkte me prejardhje shtazore, silikon, dhe vaj mineral.
*75ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
TECA, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Niacinamide, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Squalane, Carbomer, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Tromethamine, Panthenol, Sodium Carbomer, Erythritol, Trehalose, Betaine, Butylene Glycol, Caprylhydroxamic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Adenosine, Xanthan Gum, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydroxyethylcellulose, Centella Asiatica Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Madecassoside , Biosaccharide Gum-1, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Glycine Soja (Soybean) Sprout Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Ceramide NP, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Linoleic Acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Linolenic Acid, Hexyl Cinnamal, Linalool
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













