-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
SKIN1004 Centella Light Cleansing Oil
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Pastrues fytyre vajor
SKIN1004 Madagascar Centella Light Cleansing Oil është një vaj pastrues me teksturë të lehtë, i krijuar për të larguar në mënyrë efektive make-up-in, kremin mbrojtës nga dielli, sebumin e tepërt dhe papastërtitë e grumbulluara në lëkurë. Formula e tij përmban Centella Asiatica nga Madagaskari dhe 6 vajra me origjinë bimore, të cilët pastrojnë thellësisht pa dëmtuar barrierën natyrale të lëkurës dhe pa lënë ndjesi të yndyrshme pas shpëlarjes. Ky pastrues funksionon me teknologji micellare, duke tërhequr papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, ndërsa ruan hidratimin natyral të lëkurës. Tekstura e tij e hollë emulsifikohet lehtësisht në kontakt me ujin dhe shndërrohet në një emulsion qumështor që shpëlahet pa lënë mbetje. Falë formulës jo-komedogjene, ndihmon në pastrimin e poreve dhe minimizon rrezikun e bllokimit të tyre. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht asaj sensitive, normale, mikse dhe me tendencë për bllokim të poreve.
Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*200ml
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, 6 vajra me origjinë bimore
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Stearate, Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Centella Asiatica Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Limonene, Linalool
SKIN1004 është një markë koreane e specializuar në produkte të kujdesit të lëkurës, me një përqendrim të veçantë në Centella Asiatica. Kjo bimë është e njohur për aftësitë e saj qetësuese dhe rikuperuese për lëkurën, duke ndihmuar në zvogëlimin e skuqjeve dhe inflamacionit të lëkurës. Marka e tyre "Madagascar Centella" përdor Centella Asiatica të mbjella në Madagascar, një zonë që njihet për cilësinë e bimëve të saj. Produktet e SKIN1004 janë të njohura për përdorimin e përbërësve natyralë dhe formulave qetësuese që ndihmojnë në mbajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të lëkurës. Ato ofrojnë një gamë të gjerë të produkteve, duke përfshirë maska fytyre, serume dhe produkte të përditshme për pastrim dhe hidratim të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













