Nëse dëshironi të trajtoni flokët e dëmtuar dhe t’u ofroni atyre rigjenerim, Tsubaki Premium Moist and Repair Shampoo është zgjidhja e duhur për ju! Kjo shampo është e formuluar me vajin Tsubaki, i njohur ndryshe si vaji i farës së çajit, dhe përbërës të tjerë hidratues që zbusin dhe ushqejnë flokët e thatë nga rrënja, duke e bërë ideale për riparimin e flokëve të dëmtuar. Vaji Tsubaki, i ekstraktuar nga bima Camellia, është i pasur me acid oleik dhe vitamina A, B, D dhe E, që hidraton thellë flokët, u jep shkëlqim dhe parandalon humbjen e lagështisë. Përbërësit e tjerë si proteina e mëndafshit të hidrolizuar, që rrit elasticitetin dhe fortësinë e flokëve, arginina, që stimulon rritjen e flokëve dhe përmirëson qarkullimin e gjakut në skalp, dhe glicerina, që tërheq lagështinë dhe parandalon tharjen dhe frizz-in, bëjnë që kjo shampo të jetë një zgjidhje e përsosur edhe për skalpin sensitiv dhe të irrituar. Gjithashtu,shkuma e saj është e butë dhe ka aromë fantastike!
Produkti është i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për acarimin e skalpit.
*490ml
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit "magjik"
vaj Tsubaki, proteinë, arginina, glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Ammonium Lauryl Sulfate, Sodium Chloride, Sodium Benzoate, Dimethicone, Fragrance, Trihydroxystearin, Caprylyl Glycol, Babassuamidopropyl Betaine, Disodium Cocoamphodiacetate, PPG-3 Caprylyl Ether, Polyquaternium-10, Polyquaternium-67, Pentasodium Pentetate, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Acacia Senegal Gum, Sodium Carbonate, Laureth-4, Laureth-23, Adansonia Digitata Fruit Extract, Glycerin, Phenoxyethanol, C12-15 Pareth-3, Hydroxypropyl Methylcellulose, Peat water, Salicylic Acid, Butylene Glycol, Hydrolyzed Collagen, Hexylene Glycol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Hydrolyzed Keratin, Freesia Refracta Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Arginine, 1,2-Hexanediol, Sodium Hydroxide, Aspartic Acid, PCA, Glycine, Alanine, Potassium Sorbate, Serine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Histidine, Phenylalanine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Linalool, Limonene
SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë.