SHISEIDO ANESSA Moisture UV Sunscreen Mild Gel For Sensitive Skin SPF 35 PA++++ është krem mbrojtës ndaj diellit nga ANESSA, pjesë e gjigandit japonez SHISEIDO. I krijuar me teknologjinë e mbrojtjes së dyfishtë, ky krem jo vetëm është rezistent ndaj ujit dhe djersitjes, por në të njëjtën kohë në kontakt me to, rrit nivelin e mbrojtjes ndaj rrezeve të dëmshme UV, falë teknologjisë Aqua Booster. Përbërja e tij me kolagjen detar, aloe vera, acid super hialuronik, vaj trëndafili, çaj jeshil dhe ekstrakte tormentili, rrisin hidratimin e lëkurës dhe e mbrojnë atë nga thatësira. Ky produkt, përveç se do t’ju mbrojë ndaj diellit, gjithashtu do të përkujdeset për lëkurën falë formulimit me 50% përbërës të dobishëm për të. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt dhe nuk lë asnjë njollë të bardhë pas aplikimit. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in. Ideal për lëkurën shumë të ndjeshme, madje edhe për fëmijët, falë filtrave të tij fizik.

Formula e tij është hipoalergjike dhe nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, alkool.

 

 *90g

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Tundeni mirë përpara përdorimit dhe merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Pastrimi nga mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, mund të bëhet edhe vetëm me larësin ujor.

Përbërësit "magjik"

super acid hialuronik 2, Licorice, glicerin, oksid zinku, oksid titanium (filtra fizik SPF 50+)

Lista e plotë e përbërësve

 

SHISEIDO është një kompani multinacionale japoneze, e themeluar në vitin e largët 1872. Cilësohet si një ndër kompanitë më të vjetra në botë në Industrinë e Bukurisë dhe renditet si kompania e pestë më e madhe në mbarë globin. Tashmë SHISEIDO shikohet si një institucion për përkujdesjen ndaj lëkurës dhe si një lider në kërkimet shkencore në fushën e dermatologjisë. Pjesë e saj është dhe ANESSA, markë e krijuar në vitin 1992 dhe e specializuar në mbrojtjen kundër rrezeve të diellit. Në formulimet e produkteve të saj bashkohen teknologjia e fuqishme e bllokimit të rrezeve të dëmshme UV dhe 50% përbërës të përkujdesjes ndaj lëkurës. Kjo markë krenohet me faktin se ka mbajtur numrin 1 të shitjeve të kremrave mbrojtës ndaj diellit për 19 vjet rradhazi. ANESSA është e përfshirë në fushata sociale duke zhvilluar seminare për përdorimin e duhur të produkteve të mbrojtjes ndaj diellit dhe klasa edukative në shkollat fillore për të rritur ndërgjegjësimin e dëmeve që shkaktojnë rrezet ultraviolet. Gjithashtu, ajo ofron si donacion produktet e saj për pacientët që vuajnë nga sëmundja e hipersensitivitetit ndaj rrezatimit UV dhe mbështet atletët e sporteve që zhvillohen në ambjente të hapura.

SHISEIDO ANESSA Moisture UV Sunscreen Mild Gel For Sensitive Skin SPF 35 PA++++

3,800 ALL 4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI