ROVECTIN Skin Essentials Aqua Soothing UV Protector SPF50+ PA++++, është krem mbrojtës ndaj diellit, i formuluar me filtra mineral fizik (zinc oxide, titanium dioxide), për të cilin lëkura mund të mbrohet maksimalisht. Ky krem është i formuluar me Selaginella Lepidophylla, i cili i ofron lëkurës hidratim të tjellë, ndërsa Tokoferoli (Vitamina E), e mbron lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe forcon barrierën e lëkurës. Gjithashtu, formulimi i tij është krijuar me teknologjinë e patentuar kundër ndotjes Pollustop®, për të formuar një pengesë tepër mbrojtëse nga ndikimi i pluhurit të imët. Ndërsa përbërja me niacinamide, ndihmon në minimizimin e poreve dhe njëtrajtësimin e të lëkurës duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe. Nga ana tjetër formulimi me adenosine dhe tocopherol, e bën këtë krem mbrojtës ndaj diellit të përshtatshëm edhe për personat që dëshirojnë t'ju adresohen shenjave të moshës. Konsistenca e tij vjen e lehtë, dhe duke e përhapur mirë me duar arrin të dallohet ndonjë njollë e bardhë nga filtrat fizik. Që në momentin e parë të aplikimit, do të vëreni hidratim të thellë dhe gjithashtu theksojmë se ka spektër mbrojtjeje maksimal prej SPF50+ PA++++, dhe është një krem mbrojtës për përdorim të përditshëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë sensitive dhe të yndyrshme.

Skin Essentials Aqua Soothing UV Protector ka përfunduar testet paraprake SPF & PFA si nga Ellead Skin & Bio Research Institute ashtu edhe nga Instituti i Provave Klinike DERMAPRO.

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.

*50ml

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

Filtra mineral fizik (zinc oxide, titanium dioxide), Selaginella Lepidophylla, Tokoferoli (Vitamina E), niacinamide 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cyclohexasiloxane, Zinc Oxide, Titanium Dioxide, Propanediol, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Dibutyl Adipate, Niacinamide, Caprylyl Methicone, 1,2-Hexanediol, Disteardimonium Hectorite, Sorbitan Sesquioleate, Magnesium Sulfate, Hydrogen Dimethicone, Trehalose, Aluminum Hydroxide, C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Stearic Acid, Prunus Amygdalus Amara (Bitter Almond) Kernel Oil, Camellia Sinensis Leaf Extract, Ethylhexylglycerin, Pyrus Malus (Apple) Leaf Extract, Octyldodecanol, Adenosine, Vanilla Planifolia Fruit Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Extract, Echium Plantagineum Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Fructooligosaccharides, Saccharide Hydrolysate, Pullulan, Cardiospermum Halicacabum Flower/Leaf Vine Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables, Biosaccharide Gum-4, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Undecane, Tridecane, Tocopherol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN Skin Essentials Aqua Soothing UV Protector

3,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI