-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
💥 BOOM OFERTASH në Koral Secrets!
🔹 ULJE DERI NË -70% në qindra produkte K-Beauty
🎁 2 Sheet Mask FALAS për çdo porosi mbi 6,000 Lek
🎯 SPIN & WIN – fito ulje ekstra:
-8%, -11%, -15%, -20% ose TRANSPORT FALAS!
💥 BOOM OFERTASH në Koral Secrets!
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ROVECTIN DR. Mask Aqua (1.pc)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 15 dhe Qeshor 16.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
ROVECTIN DR. Mask Aqua është një maskë "Sheet Mask", e cila përmban esencën e tonerit "Best Seller" të linjës ROVECTIN Skin Essentials Activating Treatment Lotion. Ndaj dhe si e tillë gëzon të njëjtat efekte me tonerin. Kjo maskë, ashtu si edhe toneri shërben për eksfolimin, hidratimin dhe qetësimin e lëkurës në një hap të vetëm. Është e përbërë nga 7 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, niacinamide dhe panthenol. Të 3 këta përbërës ndihmojnë në hidratimin e menjëhershëm, dhe tkurrin poret, duke i ofruar lëkurës vitalitet dhe elasticitet. Gjithashtu, ekstrakti i kafeinës ndihmon në shfryrjen e ënjtjes në fytyrën tuaj. Në këtë mënyrë lëkura përgatitet dhe përthith më së miri produktet e tjera të rutinës.
*25ml
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
7 lloje të acidit hialuronik, panthenol, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, Acetyl Hexapeptide-8, Sodium Hyaluronate, Arginine, Allantoin, Panthenol, Hyaluronic Acid, Caffeine, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Sorbitol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Trehalose, Caprylyl Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Disodium Edta
Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE