Pastrues fytyre "micellar" pa shpëlarje

ROVECTIN Clean Marine Micellar Deep Cleansing Water është një pastrues shumë i butë, por shumë efektiv në largimin e papastërtive të lëkurës. Ky ujë pastrues është i formuluar me teknologjinë më inovative të larësve për fytyrën, "micellar", duke vepruar si një magnet i vërtetë në largimin e të gjitha papastërtive, filtrave të SPF-së, si dhe mbetjeve nga makeup-i. Ky pastrues ka në formulimin e tij 7 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, i cili siguron hidratim të thellë të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me ujë të Detit të Thellë Hawaiian dhe kripë të Detit të Vdekur të Izraelit, të pasur me minerale dhe lëndë ushqyese, si: magnez, hekur, bakër etj, i ofrojnë lëkurës lëmim dhe shkëlqim. Ndërsa formulimi me kompleksin e patentuar Pure Marine Complex ™️, përmban 9 lloje bimësh detare të rritura në ishullin Jeju, Wando Island dhe detin Namhae në Korenë e Jugut, ndihmojnë në largimin e menjëhershëm të gjithë papastërtive të grumbulluara në pore. Ndërsa formulimi me përbërës natyral dhe ekstrakte të ndryshme bimore e bën këtë larës të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Ky larës sugjerohet për këdo që dëshiron:
-Një pastrues si hapin e parë të pastrimit të dyfishtë, që në mënyrë efektive pastron plotësisht poret e bllokuara.
-Një formulë me mundësi 0 irritimi dhe me ph acidik, që barrierën e e lëkurës.
-Larës fytyre me përbërës të pastër pa shtesa artificiale, vajra esencialë dhe përbërës irritues.

Ky larës ka formulë vegane, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale.

*400ml

Në një tampon pambuku, hidhni një sasi të konsiderueshme të larësit dhe masazhojeni fytyrën lehtësisht duke hequr çdo mbetje papastërtie. Përsëriteni procesin derisa ta ndjeni lëkurën plotësisht të pastër. Sipas dëshirës, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

7 lloje të ndryshme acid hialuronik, ujë të Detit të Thellë Hawaiian, kripë të Detit të Vdekur të Izraelit, Pure Marine Complex ™

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Disodium Cocoamphodiacetate, Sea Water, Sodium Hyaluronate, Sea Salt, Hyaluronic Acid, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Sodium Chloride, Fucus Vesiculosus Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Laminaria Japonica Extract, Propanediol, Cellulose Gum, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Citrate, Potassium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Codium Fragile Extract, Disodium EDTA, Hexylene Glycol, Citric Acid, Hizikia Fusiforme Extract, Laminaria Cloustoni Extract, Ulva Lactuca Extract

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

 

ROVECTIN Clean Marine Micellar Deep Cleansing Water

2,200 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI