-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ROVECTIN Anti-Irritant UV Defense Tinted SPF50+ PA++++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 13 dhe Shkurt 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
ROVECTIN Anti-Irritant UV Defense Tinted SPF50+ PA++++ është një produkt inovativ i dizajnuar për të ofruar një kombinim të shkëlqyer të mbrojtjes nga rrezet e dëmshme UV dhe njëtrajtësimit të tonit të lëkurës. Formulimi i tij i pasur, duke përfshirë panthenol dhe 20 lloje të përbërësve aktivë përveç hidratimit të thellë, forcojnë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica, qetëson lëkurën e irrituar, duke bërë të mundur minimizimin e inflamacionit në të. Ka konsistencë të lehtë në trajtë qumështi i cili tonifikon natyrshëm lëkurën. I përshatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por veçanërisht për atë të yndyrshme dhe me tendencë akneike.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përpara përdorimit tundeni mirë produktin dhe aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
panthenol, centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
water, glycerin, caprylic/capric triglyceride, caprylyl methicone, 1,2-hexanediol, niacinamide, butyrospermum parkii (shea) butter, helianthus annuus (sunflower) seed oil, carthamus tinctorius (safflower) seed oil, prunus amygdalus dulcis (sweet almond) oil, eclipta prostrata extract, melia azadirachta flower extract, melia azadirachta leaf extract, curcuma longa (turmeric) root extract, ocimum sanctum leaf extract, hydrolyzed hibiscus esculentus extract, lupinus albus seed extract, moringa pterygosperma seed extract, corallina officinalis extract, moringa oleifera seed oil, persea gratissima (avocado) oil, ricinus communis (castor) seed oil, sodium hyaluronate, haematococcus pluvialis extract, pentylene glycol, cetearyl olivate, sorbitan olivate, vinyl dimethicone, sodium polyacryloyldimethyl taurate, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, hydrogenated polydecene, allantoin, tromethamine, ethylhexylglycerin, trideceth-10, sorbitan isostearate, ceramide np, glycine soja (soybean) sterols, linoleic acid, phospholipids, astaxanthin, carbomer, xanthan gum, disodium edta
Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE