ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Toner, është pjesë e linjës ROUND LAB Birch Juice Moisturizing. Një toner në trajtë ampule i cili përmban ekstraktin anti-inflamator të thuprës dhe acid hialuronik Vita (HA), dy përbërës të cilët ndihmojnë në minimizimin e dukjes së poreve dhe hidratimin e lëkurës. Pema e thuprës (birch) e quajtur ndryshe "mbretëresha e pyllit", me origjinë nga Inje, mbulon më shumë se 90% e sipërfaqes totale të këtij fshati malësor. Në sezonin e  pranverës, para se të mbijnë gjethet, lëngu i pemës mblidhet me një vrimë të vogël, duke nxjerrë gjak "lëngë i bardhë" i cili është i pasur me NMF (Natural Moisturizing Factor)një koktej përbërësish që lëkura në mënyrë natyrale krijon për të mbajtur të hidratuar shtresën e saj. Nga ana tjetër, ekstrakti i Chondrus Crispus, i njohur si Alga e Kuqe është i mbushur me proteina, vitamina dhe antioksidantë që përmirësojnë lëkurën. Ndërsa, formulimi me ekstrakt të Saccharum Officinarum (Kallam Sheqeri) do t’i dhurojë lëkurës suaj një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit dhe mbajtjen në kontroll të sebumit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive.

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*300ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësi "magjik"

Ekstrat i thuprës, acid hialuronik Vita (HA) dhe ekstrakti i Chondrus Crispus

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerine, Propanediol, Glycereth-26, Pentylene Glycol, Betula Alba Juice (10,000 ppm), 1,2-Hexanediol, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Panthenol, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Caprylate, Glyceryl Glucoside, Butylene Glycol, Ascorbic Acid, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA.

E themeluar në vitin 2017, marka koreane e bukurisë, ROUND LAB, u ka ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte për kujdesin e lëkurës LAB me cilësi më të mirë dhe të lartë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut. Seria 1025 Dokdo është projekti i parë i ROUND LAB, i pasur me minerale nga oqeani i thellë i ishullit Ulleungdo (zona ku bën pjesë ishulli Dokdo). Përveç kësaj, lëndët e para të përdorura në këtë seri produktesh janë të certifikuara nga EWG si materiale jeshile dhe të sigurta. (EWG është një organizatë jofitimprurëse që ka vlerësuar sigurinë në lëndët e para kozmetike, këmbëngul në ofrimin e informacionit të saktë për konsumatorët.) Dokdo Line është seria më e popullarizuar e ROUND LAB, grupi i plotë prej gjashtë produkteve kishte përfunduar kërkimin, zhvillimin dhe doli në treg në vitin 2018. Pas kësaj, seti zuri pozitën pole në listën e shitjeve 2018 të Lalavla (Watson) në Korenë e Jugut . Sipas ROUND LAB, shumë marka kozmetike kanë burime në mbarë botën për të marrë lëndë të para me cilësi të lartë. Megjithatë, ROUND LAB dëshiron të prodhojë produkte me cilësi më të mirë dhe më kuptimplotë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut.

ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Toner

2,300 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI