Kremi mbrojtës ndaj diellit më i njohur dhe më i shitur në Korenë e Jugut për vitet e fundit, ROUND LAB Birch Moisturizing Sun Cream i është bashkuar më në fund koleksionit tonë "KORAL SECRETS" edhe në formë stick-u. ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Stick SPF50+ PA++++,  jo vetëm që ofron mbrojtje maksimale nga dielli, por gjithashtu jep lëndë ushqyese thelbësore për të mbajtur lëkurën tuaj me energji unike gjatë gjithë ditës. Ekstrati i thuprës së bardhë dhe acidi hialuronik Vita sigurojnë lagështi jetike për lëkurën tuaj, ndërkohë që e mbrojnë atë nga dëmtimet e stimuluara nga rrezet UV. Nga ana tjetër, pesë përbërësit e ekstrakteve bimore në Soothing Cooler largojnë nxehtësinë e tepërt duke dhënë efektet ftohëse, sapo të prekë fytyrën. Ndërsa formulimi me niacinamide do të ndihmojë në minimizim të poreve dhe zbehje të njollave kafe, duke e bërë këtë stick ndaj diellit shumë të përshtatshëm për të gjithë personat që vuajnë nga hiperpigmentimi. Konsistenca e tij është e butë si pambuk, dhe falë pudrës poroz me madhësi shumë të vogël, gati mikroskopike, bën të mundur përthithjen e sebumit të tepërt të krijuar gjatë ditës, duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. Sigurisht falë faktit që është në formë stick-u e bën këtë produkt lehtësisht të riaplikueshëm. 

Formula e tij është patestuar në kafshë, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*19gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësi "magjik"

 Uji i thuprës së bardhë, acid hialuronik Vita

Lista e plotë e përbërësve

Water, Coco-Caprylate/Caprate, Dibutyl Adipate, Synthetic Wax, Butyloctyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Butylene Glycol, Ethylhexyl Triazone, Ozokerite, Niacinamide, Vinyl Dimethicone, Polysilicone-15, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Adansonia Digitata Seed Extract (1,045ppm), Glyceryl Glucoside, Glycerine, Laminaria Japonica Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Hyaluronic Acid, Ascorbic Acid, Sodium Hyaluronate, Portulaca Oleracea Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Nonapeptide-1, Dipeptide Diaminobutyroyl Benzylamide Diacetate, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Pentapeptide-3, Hexapeptide-9, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-5 Polyricinoleate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Oryza Sativa (Rice) Bran Oil, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Tocopherol

E themeluar në vitin 2017, marka koreane e bukurisë, ROUND LAB, u ka ofruar vazhdimisht konsumatorëve produkte për kujdesin e lëkurës LAB me cilësi më të mirë dhe të lartë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut. Seria 1025 Dokdo është projekti i parë i ROUND LAB, i pasur me minerale nga oqeani i thellë i ishullit Ulleungdo (zona ku bën pjesë ishulli Dokdo). Përveç kësaj, lëndët e para të përdorura në këtë seri produktesh janë të certifikuara nga EWG si materiale jeshile dhe të sigurta. (EWG është një organizatë jofitimprurëse që ka vlerësuar sigurinë në lëndët e para kozmetike, këmbëngul në ofrimin e informacionit të saktë për konsumatorët.) Dokdo Line është seria më e popullarizuar e ROUND LAB, grupi i plotë prej gjashtë produkteve kishte përfunduar kërkimin, zhvillimin dhe doli në treg në vitin 2018. Pas kësaj, seti zuri pozitën pole në listën e shitjeve 2018 të Lalavla (Watson) në Korenë e Jugut . Sipas ROUND LAB, shumë marka kozmetike kanë burime në mbarë botën për të marrë lëndë të para me cilësi të lartë. Megjithatë, ROUND LAB dëshiron të prodhojë produkte me cilësi më të mirë dhe më kuptimplotë përmes studimit të lëndëve të para unike të rritura në pjesë të ndryshme të Koresë së Jugut.

ROUND LAB Birch Juice Moisturizing Sun Stick SPF50+ PA++++

1,800 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI