Në “Koral Secrets”, e dimë sa e rëndësishme është të kujdeseni për lëkurën tuaj, sidomos gjatë verës. Për këtë arsye, kemi zgjedhur të sjellim për ju një nga produktet më të avancuara dhe të dashura në treg: ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture UV Mist SPF 50+ PA++++. Ky mist inovativ nuk është thjesht një SPF – është një përvojë e plotë qetësimi, freskimi dhe mbrojtjeje për lëkurën tuaj. I formuluar me filtra mbrojtës nga teknologjia “Rohto’s UV Light Durability Capsule NEO”, ky krem dielli në trajtë misti siguron mbulim dhe rezistencë maksimale ndaj rrezeve të dëmshme UVA dhe UVB. Kjo teknologji e avancuar gjithashtu mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm si pluhuri dhe poleni, duke minimizuar ndjeshmërinë e lëkurës. Për më tepër, formulimi i tij përfshin gjithashtu përmbajtje të AHA-së, duke e bërë të sigurt edhe për personat me aknet fungale (malassezia).

 Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*60ml

Filimisht, shkundni Sunspray-in përpara përdorimit. Mos e spërkatni produktin në të njëjtën zonë për më shumë se 3 sekonda. Sa më shumë që të jetë e mundur, spërkatni produktin në një distancë mbi 20 cm nga lëkura. Mos e spërkatni produktin në zonat rreth syve dhe mukozave (vetëm për përdorim të jashtëm).

Përbërësit "magjik"

Rohto’s UV Light Durability Capsule NEO, AHA

Lista e plotë e përbërësve

Alcohol Denat, Isononyl Isononanoate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dipropylene Glycol, Diethylhexyl Succinate, Polysilicone-15, Ethylhexyl Triazone, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Isododecane, Water, Lactic Acid, Eel Extract, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Butylene Glycol

ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.

Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.

ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture UV Mist SPF 50+ PA++++

3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI