ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture Barrier UV Essence SPF 50+ PA++++ është një krem mbrojtës ndaj diellit i avancuar në formë esence, i krijuar për të ofruar mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB. I formuluar me teknologjinë e filtrim të rrezeve, NEO (bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyl triazine dhe silicë), ky krem dielli embron lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga rrezet e diellit dhe agjentët e jashtëm si pluhuri dhe poleni. Për më tepër, formula përmban përbërës hidratues si hialuronat natriumi, sheqer të izomerizuar dhe ekstrakt Belamcanda chinensis, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështirës në lëkurë dhe përmirësojnë strukturën e saj. Ky produkt ofron mbrojtje të lartë dhe kujdes të thellë për lëkurën, duke e mbajtur të freskët dhe të hidratuar gjatë gjithë ditës. Gjithashtu, mos të harrojmë se kjo SPF është rezistente ndaj ujit, duke e bërë atë zgjedhjen ideale për plazh dhe ditët e nxehta të verës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje mund të përdoret edhe nga fëmijët.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, vajra mineral, ngjyrues artificial, ethanol, phenoxyethanol.

*70gr

Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit "magjik"

NEO (bis-ethylhexyloxyphenol methoxyphenyl triazine dhe silicë), hialuronat natriumi, sheqer të izomerizuar, ekstrakt Belamcanda chinensis,

Lista e plotë e përbërësve

Water, ethylhexyl methoxycinnamate, ethanol, BG, diethylhexyl succinate, silica, bisethylhexyloxyphenol methoxyphenyltriazine, diethylaminohydroxybenzoylhexyl benzoate, Astragalus extract, sodium hyaluronate, methylenebisbenzotriazolyltetramethylbutylphenol, Triethylhexanoin, glycerin, ethylhexyl triazone, polysilicone-13, phenoxyethanol, PEG-40 stearate, (acrylates/alkyl acrylate (C10-30)) crosspolymer, TEA, myristyl myristate, high fructose sugar, ( Acryloyldimethyltaurate ammonium/VP) copolymer, decyl glucoside, diethoxyethyl succinate, xanthan gum, EDTA-2Na, PG, biosaccharide gum-4

ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.

Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.

ROHTO MENTHOLATUM SKIN AQUA Super Moisture Barrier UV Essence SPF 50+ PA++++

1,800 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI