ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Essence është një produkt që ka fituar famë dhe është bërë tepër popullor në Japoni, duke u renditur ndër më të shiturit në treg. Dhe një produkt kaq i veçantë dhe i vlerësuar nuk mund të mungojë kurrsesi në koleksionin KORAL SECRETS!  I formuluar me vitaminë C të pastër, kjo esencë targeton lehtësisht shenjat post akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Nga ana tjetër nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Gjithashtu vitamina C bllokon mbiprodhimin e melaninës e cila lehtësisht shkaktohet nga ekspozimi i rrezeve të dëmshme diellore. Por nuk mbaron këtu! Formulimi me tokotrienol (vitaminë E), ka efekt antioksidues deri në 50 herë më shumë se tokoferoli dhe bashkëveprimi me vitaminën C do të dyfishojnë efektivitetin në lëkurë, të njëra-tjetrës! Lëkura do të ndjehet gjithmonë e hidratuar dhe kjo falë përbërjes me acid hialuronik, i cili mban në nivel optimal hidratimin. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurë të ydyrshme me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post-akne.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

 *20ml

Pasi të keni pastruar lëkurën dhe vazhduar me hapat e tjerë bazik, si aplikimi i tonerit dhe serumit, vendoseni trajtimin topik në zona që keni me shumë njolla kafe. Më pas aplikoni me patjetër krem mbrojtës me SPF-ë 50+.

Përbërësit "magjik"

vitaminë C, tokotrienol (vitaminë E)

Lista e plotë e përbërësve

Ascorbic Acid (Active Vitamin C), Tocopherol Acetate (Vitamin E Derivative), Dipotassium Glycyrrhizinate, Isopropylmethylphenol, Vitamin C Tetraisopalmitate, Ethoxydiglycol, Alpinia Catfish Seed Extract (Alpinia White), BG, Edetate, Viscosity Modifier, Perfume

ROHTO MENTHOLATUM është një kompani e njohur japoneze farmaceutike, me një prani të fuqishme në industrinë e kujdesit të lëkurës dhe shëndetësisë. E themeluar në vitin 1899, fillimisht marka u fokusua në zhvillimin e trajtimeve mjekësore pa recetë, dhe më vonë u zgjerua në kujdesin e lëkurës, duke u bërë një lider në të dy fushat. Gama e produkteve të ROHTO është mjaft e larmishme, duke përfshirë pika për sy, kremra mbrojtës ndaj diellit, trajtime kundër akneve dhe hidratues. Marka njihet për formulat e saj inovative, shpesh duke kombinuar përbërës tradicionalë japonezë me teknologji moderne.

Disa nga linjat e tyre më të njohura përfshijnë produktet për mbrojtjen nga dielli, balsamet për buzë dhe zgjidhjet për trajtimin e akneve, siç është seria “Acnes”. Shumë prej produkteve të tyre theksojnë efektin qetësues dhe freskues, shpesh duke përdorur mentol për vetitë e tij freskuese. Marka ka përqafuar gjithashtu trendet globale, duke e bërë gamën e saj të produkteve të disponueshme në mbarë botën.

ROHTO MENTHOLATUM Melano CC Vitamin C Essence

1,700 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI