PYUNKANG YUL Kids & Baby Shampoo është larësi ideal për për fëmijët, pasi në formulimin e këtij të fundit gjejmë përbërës hidratues dhe shumë të butë. Ky larës ka në përmbajtje ekstrakt të bimës selaginella lepidophylla, dorzonjë, centella asiatica dhe mugwort. Kombinimi i këtyre ekstrakteve të ndryshme bimore mundëson qetësim të lëkurës ndaj çdo lloj irritimi. Nga ana tjetër formulimi i këtij larësi me keramide dhe ekstrakt të kokrrizave të orizit mundëson hidratim të thellë dhe premton lëkurë shumë të butë menjëherë pas larjes. Ky larës krijon një barrierë mbrojtëse mbi lëkurën e trupin dhe skalp e cila e mbron këtë të fundit nga radikalet e lira, agjentët e jashtëm dhe çdo lloj irritimi të ndryshëm. Për efekte maksimale, sugjerohet përdorimi i saj me kremin locion të linjës: PYUNKANG YUL Kids & Baby Lotion.
Aplikoni një sasi të konsiderueshme dhe masazhoni skalpin dhe lëkurën. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të bimës selaginella lepidophylla, dorzonjë, centella asiatica, mugwort, keramide, ekstrakt i kokrrizave të orizit
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Lauryl Betaine, Coco-Glucoside, Hydroxyacetophenone, Tetradecene, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-10, Sodium Chloride, Hexadecene, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Extract, Citric Acid, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Disodium EDTA, Centella Asiatica Extract, Butylene Glycol, Acorus Calamus Root Extract, Houttuynia Cordata Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Phaseolus Angularis Seed Extract, Cnidium Officinale Root Extract, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Lens Esculenta (Lentil) Fruit Extract, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Sodium Hyaluronate, Arachis Hypogaea (Peanut) Fruit Extract, Camellia Japonica Seed Oil, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Phaseolus Vulgaris (Kidney Bean) Seed Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Pentylene Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Limonene
Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.