PYUNKANG YUL Kids & Baby Lotion është krijuar posaçërisht për lëkurën e fëmijëve dhe foshnjeve. Ky locion për lëkurën është i formuluar me ekstrakt të bimës selaginella lepidophylla, orizit, dorëzonjës, centella asiatica dhe mugwort. Të gjitha këto së bashku mundësojnë qetësim të lëkurës së fëmijëve, dhe minimizim të skuqjes apo irritimeve të ndryshme. Nga ana tjetër formulimi me vajra bimorë, si: të farave të gjalpit shea, macadamia, avokado, luledielli, argan dhe bajamesh të ëmbla, si dhe 3 lloje të ndryshme keramidesh dhe 5 lloje të acidit hialuronik ofron hidratim të thellë dhe ushqen lëkurën. Aplikimi i këtij locioni eleminon përfundimisht thatësinë, duke ofruar një lëkurë shumë të butë. Nga ana tjetër ky locion e mbron lëkurën nga agjentët e jashtëm, radikalet e lira, temperaturat e ftohta dhe parandalon acarimin dhe skuqjen. Gjithashtu ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë të lëkurës. Mund të përdoret nga e gjithë familja, sidomos për foshnjet dhe fëmijët për fytyrën dhe trupin. Locioni ka kaluar të gjithë testet e irritimit të lëkurës, prandaj është zgjidhja e duhur për kujdesin e lëkurës të fëmijëve tuaj.

*590ml

Aplikojeni gjatë kohës që lëkura është akoma e lagësht pas dushit. Masazhojeni mirë, deri sa të përthithet plotësisht.

Përbërësit "magjk"

ekstrakt të bimës selaginella lepidophylla, orizit, dorëzonjës, centella asiatica, mugwort, keramide, gjalpë shea

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerine, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Isopropyl Palmitate, Polyglyceryl-3 Distearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Pentaerythrityl Stearate/Caprate/Caprylate/Adipate, Stearyl Alcohol, Stearic Acid, Palmitic Acid, Sorbitan Stearate, Glyceryl Stearate Citrate, Trehalose, Hydrogenated Lecithin, Arachidic Acid, Myristic Acid, Oleic Acid, Trideceth-10, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Hydrogenated Polydecene, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Centella Asiatica Extract, Anastatica Hierochuntica Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Dimethicone, Xanthan Gum, Carbomer, Tromethamine, Ceramide NP, Ceramide NS, Ceramide EOP, Brassica Campestris Sterols, Cholesterol, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Polyglyceryl-10 Oleate, Potassium Cetyl Phosphate, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Pentylene Glycol, Tocopherol, Ethylhexylglycerin, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA, 1,2-Hexanediol, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Limonene, Linalool

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

PYUNKANG YUL Kids & Baby Lotion

2,500 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI