Toneri i markës PYUNKANG YUL është edhe “bestseller” i saj dhe renditet plot krenari në koleksionin e KORAL SECRETS! Vetë marka është shumë e njohur dhe e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjeksisë tradicionale koreane! Toneri esencë është i formuluar me lëndë plot hidratuese, për të ushqyer thellësisht lëkurën tuaj. Në momentin e parë që aplikohet, duket shumë i lehtë dhe ujor në lëkurë, por në fakt ky i fundit nuk është aspak i pranishëm. 91.3% e këtij toneri është milk vetch, qumësht nga Kanadaja, burim i zakonshëm nektari për bletët dhe për kafshët e tjera, si: dreri, lepuri etj., i formuluar me minerale të dobishme për lëkurën, dhe betaine, e cila njihet si një përbërës që lufton shenjat e moshës. Të gjitha vetitë antioksiduese, qetësuese, dhe nxitëse të këtij toneri në trajtë xheli, përthithen lehtësisht nga lëkura, duke forcuar barrierën e saj mbrojtëse. Toneri gjithashtu është testuar dhe verifikuar dermatologjisht, si një produkt që nuk shkakton aspak irritim. I përshtatshëm për lëkurën e thatë, mikse dhe atë akneike!

Formula e tij nuk përmban ngjyrues dhe fragrancë artificiale, dhe është e patestuar në kafshë.

*Produktet PYUNKANG YUL janë të rregjistruara në CPNP Evropiane, e cila ndalon testimin te kafshët.

*30ml/ 200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

91.3% milk vetch qumësht nga Kanadaja, betaine, lëndë minerale.

Lista e plotë e përbërësve

Astragalus Membranaceus Root Extract, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Hydroxyethylcellulose, Carbomer, Arginine

Pyunkang Yul është një markë koreane e themeluar nga klinika mjekësore Pyunkang Oriental, një institucion shumë i njohur në Korenë e Jugut, për trajtimin e sëmundjeve atopike të lëkurës, duke u fokusuar në përdorimin e përbërësve dhe recetave të mjekësisë tradicionale koreane. Misioni i Kompanisë është mbrojtja e lëkurës, dhe shmangia e të gjithë substancave kimike të panevojshme në përbërjet e produkteve. Pyunkang Yul ka formulime minimaliste, por shumë inovative dhe të teknologjisë së lartë. Produktet e saj nuk përmbajnë fillera, që gjenden rëndomtë në produktet kozmetike dhe të përkujdesjes së lëkurës. Kjo bën që pothuajse të gjitha produtket e saj janë pa fragrancë dhe ngjyrues artificial. Kjo filozofi e të kthyerit pas në kohë, dhe përdorimit të recetave bazike vërteton më së miri se kjo është mënyra e duhur e mbrojtjes, dhe e qetësimit të lëkurës së irrituar dhe asaj të lodhur. Pyunkang Yul është përgjigjia e të gjithë lutjeve e personave me lëkurë shumë sensitive! Marka kujdeset të jetë: ekologjike, të mos testojë në kafshë, dhe të mos përdorë materiale plastike pa kriter.

PYUNKANG YUL Essence Toner

600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI