PURITO Wonder Releaf Centella Spot Patch

1,100.00 ALL 650.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 27 dhe Nentor 28.

Përshkrimi

PURITO Wonder Releaf Centella Spot Patch është një patch hidrocolloid i krijuar për kujdesin lokal të akneve dhe papastërtive të lëkurës. Materiali hidrocolloid ndihmon në përthithjen e papastërtive nga aknet, duke krijuar një shtresë mbrojtëse që ndihmon në procesin e rikuperimit të lëkurës. I pasuruar me Centella Asiatica dhe përbërësit e saj aktivë Asiaticoside, Madecassic Acid dhe Asiatic Acid, ndihmon në qetësimin e zonës së prekur dhe reduktimin e dukjes së skuqjes. Gjithashtu, mbron aknet nga papastërtitë e jashtme dhe kontakti i vazhdueshëm me duart, duke ndihmuar në parandalimin e prekjes dhe shtrydhjes së saj. Falë materialit të hollë dhe transparent, patch-et përshtaten mirë me lëkurën dhe mund të përdoren si gjatë ditës, ashtu edhe gjatë natës.

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*51 ngjitëse (36 copë x10mm/15 copë x12mm)

Përdorimi

Pastroni lëkurën dhe thajeni mirë zonën. Vendosni një ngjitëse pak më të madhe se puçrra, përpara serumit ose kremit. Mbajeni për 4–8 orë ose derisa të bëhet e bardhë, pastaj hiqeni me kujdes dhe zëvendësojeni sipas nevojës. Mund të përdoret gjatë ditës ose natës.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid

Lista e plotë e përbërësve

Cellulose Gum, Glyceryl Rosinate, Polyisobutene, Styrene/Isoprene Copolymer, Centella Asiatica Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol.

Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani

1,100.00 ALL 650.00 ALL