PURITO Wonder Releaf Centella Daily Sun Lotion SPF50+ PA++++

2,200.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 27 dhe Nentor 28.

Përshkrimi

PURITO Wonder Releaf Centella Daily Sun Lotion SPF50+ PA++++ është një krem mbrojtës nga dielli me teksturë të lehtë dhe të freskët, i krijuar për të ofruar mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke hidratuar dhe qetësuar njëkohësisht lëkurën. Formula përmban 30,108 ppm ekstrakt të Centella Asiatica, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar. Gjithashtu, është i pasuruar me ekstrakt algash kafe dhe acid hialuronik, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës. Falë teksturës së tij të lehtë si locion, përhapet lehtësisht dhe përthithet shpejt, pa lënë ndjesi ngjitëse apo shtresë të bardhë. Lë lëkurën të hidratuar, të freskët dhe me një shkëlqim natyral. I përshtatshëm për: të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën e ndjeshme, të thatë, mikse dhe normale. Veçanërisht i përshtatshëm për ata që kërkojnë mbrojtje të lartë nga dielli, hidratim dhe qetësim në një produkt të vetëm.

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*60ml

Përdorimi

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica, acid hialuronik, ekstrakt alge Ecklonia Cava, Niacinamide, Panthenol, Allantoin

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Dipropylene Glycol, Centella Asiatica Extract(30,108 ppm), Ethylhexyl Triazone, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Isododecane, Niacinamide, Sorbitan Sesquioleate, Diethylamino hydroxybenzoyl hexyl benzoate, Tromethamine, Ecklonia Cava Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate, Caprylyl Methicone, Glycerin, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Polysilicone-15, Polymethylsilsesquioxane, Silica, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Cetearyl Alcohol, Hydroxyacetophenone, Potassium Cetyl Phosphate, Palmitic Acid, Stearic Acid, Polyacrylate Crosspolymer-6, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylyl Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Panthenol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Myristic Acid, Butylene Glycol, t-Butyl Alcohol

Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani