PURITO Wonder Releaf Centella Cream Unscented

2,300.00 ALL 1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 27 dhe Nentor 28.

Përshkrimi

PURITO Wonder Releaf Centella Unscented Cream është një krem hidratues i krijuar posaçërisht për lëkurën e ndjeshme, të irrituar ose që ka nevojë për hidratimin e thellë dhe forcimin e barrierës mbrojtëse së lëkurës. Formula përmban 50% ekstrakt Centella Asiatica dhe përbërësit e saj aktivë: Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid, të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes dhe shenjave të irritimit. Gjithashtu, përmban 2% Niacinamide, e cila ndihmon në balancimin e yndyrës së lëkurës si edhe në minimizimin e dukjes së poreve. Ceramide NP dhe Squalane nga ana tjetër plotësojnë formulën duke ndihmuar në forcimin e barrierës, ruajtjen e lagështisë dhe parandalimin e humbjes së saj. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar, të irrituar dhe të prirur ndaj skuqjes.

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe/ose serumin, përhapni një sasi të përshtatshme në fytyrë dhe qafë. Masazhojeni butësisht derisa të përthithet. Në mëngjes vazhdoni me kremin mbrojtës ndaj diellit.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica, Ceramide NP, Squalane, Niacinamide, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, gjalpë Shea

Lista e plotë e përbërësve

Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Squalane, Butylene Glycol, Cetearyl Alcohol, Glycerin, Centella Asiatica Extract(29,891ppm), Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Behenic Acid, Betaine, Tromethamine, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Hydrogenated Lecithin, Palmitic Acid, Stearic Acid, Caprylyl Glycol, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Carbomer, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Sodium Carbomer, Adenosine, Phytosphingosine, Myristic Acid, Arachidic Acid, Tremella Fuciformis (Mushroom) Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan

Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani

2,300.00 ALL 1,500.00 ALL