PURITO Wonder Releaf Centella BB Cream

1,600.00 ALL 800.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 26 dhe Nentor 27.

Nuanca
Përshkrimi

PURITO Wonder Releaf Centella BB Cream është një krem BB multifunksional që kombinon mbulimin e papërsosmërive me përfitimet e kujdesit për lëkurën. Ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, mbulimin e skuqjes dhe papërsosmërive, duke krijuar një pamje natyrale dhe të rregullt. Formula përmban Centella Asiatica, e cila ndihmon në qetësimin e lëkurës, si dhe Panthenol dhe Niacinamide, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit, mbështetjen e barrierës mbrojtëse dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës. Falë teksturës së butë dhe hidratuese, përhapet lehtësisht dhe përshtatet me lëkurën, duke ofruar mbulim natyral dhe një përfundim gjysmë-mat (semi-matte), pa krijuar pamje të rëndë në fytyrë. I përshtatshëm për: lëkurë normale, mikse, të thatë dhe të ndjeshme, veçanërisht për ata që dëshirojnë të njëtrajtësojnë tonin e lëkurës dhe të mbulojnë skuqjen apo papërsosmëritë me një rezultat natyral.

Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*30ml

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Centella Asiatica, Niacinamide, Adenosine, vitaminë E (Tocopherol)

Lista e plotë e përbërësve

Water(Aqua), Dimethicone, Titanium Dioxide (nano), Isononyl Isononanoate, Butyloctyl Salicylate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Butylene Glycol, Synthetic Fluorphlogopite, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Niacinamide, Hydrogenated Polydecene, Trimethylsiloxysilicate, Lauryl PEG-10 Tris(Trimethylsiloxy)silylethyl Dimethicone, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Magnesium Sulfate, Pentylene Glycol, Zinc Oxide, Disteardimonium Hectorite, Triethoxycaprylylsilane, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Aluminum Hydroxide, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Centella Asiatica Extract(1,000 ppm), PEG-10 Dimethicone, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Tocopherol, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, CI 77891, CI 77492, CI 77491, CI 77499

Marka

PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.

Shpërndani

PURITO Wonder Releaf Centella BB Cream
1,600.00 ALL 800.00 ALL
1,600.00 ALL 800.00 ALL