-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 26 dhe Nentor 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
PURITO TXA 6 Niacinamide 10 Retinal Serum është një serum multifunksional, i krijuar për të përmirësuar pamjen e njollave të errëta, hiperpigmentimit dhe tonit jo të njëtrajtshëm të lëkurës, duke ndihmuar gjithashtu në lëmimin e teksturës dhe reduktimin e vijave të holla. Formula kombinon 6% Acid Traneksamik (TXA) dhe 10% Niacinamide, dy përbërës që veprojnë së bashku për të reduktuar pamjen e njollave të errëta dhe për t'i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme dhe uniforme. Retinal (25 ppm) ndihmon në përmirësimin e teksturës dhe lëmimin e pamjes së vijave të holla. Formula plotësohet nga Centella Asiatica, Ceramide NP, Allantoin dhe Bisabolol, të cilat ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse. Gjithashtu, përmban Glutathione dhe Tocopherol (Vitaminë E), për mbështetje antioksiduese. Serumi ka një teksturë të lehtë me kapsula të vogla që shpërndahen gjatë aplikimit dhe përthithet lehtësisht nga lëkura. Me përdorim të rregullt, ndihmon që lëkura të duket më e njëtrajtshme, më e lëmuar dhe më rrezatuese. I përshtatshëm për: Të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën me njolla të errëta, hiperpigmentim, shenja pas akneve, ton jo uniform dhe teksturë të pabarabartë.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
Acid traneksamik 6%, Niacinamide 10%, Retinal 25 ppm (0.0025%), Ceramide NP, Centella Asiatica, Glutathione
Lista e plotë e përbërësve
Water, Niacinamide(10%), Tranexamic Acid(6%), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, PVP, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Butylene Glycol, Agar, Gellan Gum, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Hydroxyacetophenone, Citric Acid, Hydroxydecyl Ubiquinone, Adenosine, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Fructooligosaccharides, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Retinal(25 ppm), Ceramide NP, Arginine, Tocopherol, Glutathione, Bisabolol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Xanthophylls, Sodium Chloride, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Sodium Levulinate
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









