-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
PURITO Pure Vitamin C Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 26 dhe Nentor 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
PURITO Pure Vitamin C Serum është një serum i lehtë, i krijuar për t'i rikthyer lëkurës shkëlqimin, për të përmirësuar njëtrajtshmërinë e tonit dhe për të reduktuar pamjen e njollave të errëta. Formula përmban 5% Vitaminë C të pastër (Ascorbic Acid), e cila ndihmon në ndriçimin e lëkurës, zbehjen graduale të njollave të pigmentimit dhe shenjave pas akneve, si dhe në mbrojtjen antioksiduese ndaj radikaleve të lira. Formula është e pasuruar me ujë bambuje, Niacinamide, Glutathione dhe Sodium Hyaluronate, të cilët plotësojnë veprimin e Vitaminës C duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së tonit të lëkurës, hidratimin dhe ruajtjen e barrierës mbrojtëse. Falë teksturës së tij fluide dhe të lehtë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi të rëndë apo yndyrore dhe mund të përdoret lehtësisht nën kremin hidratues dhe makeup-in. I përshtatshëm për: lëkurë me njolla të errëta, shenja pas akneve, ton jo uniform dhe pa shkëlqim. Gjithashtu, është një alternativë e mirë për personat që dëshirojnë të fillojnë përdorimin e Vitaminës C me një përqendrim fillestare 5%.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*60ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C e pastër 5% (Ascorbic Acid), Niacinamide, Glutathione, ujë bambuje, Sodium Hyaluronate, Adenosinë,
Lista e plotë e përbërësve
Bambusa Vulgaris Water, Pentylene Glycol, Ascorbic Acid(5%), Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-6 Caprylate, Aqua/Water, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Jojoba Esters, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA, Glutathione, Adenosine
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









