-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 26 dhe Nentor 27.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
PURITO Mighty Bamboo Panthenol Cream është një krem hidratues dhe qetësues, i formuluar me 10% Panthenol, i cili ndihmon në hidratimin intensiv të lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse. Formula përmban gjithashtu ekstrakt bambuje Damyang, Squalane dhe Niacinamide, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë, përmirësimin e pamjes së lëkurës dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse. Sodium Hyaluronate ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë në lëkurë, ndërsa përbërësit qetësues nga Centella Asiatica, si Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid dhe Madecassic Acid, ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar. Formula përmban gjithashtu Copper Tripeptide-1, një peptid që ndihmon në mbështetjen e proceseve natyrale të rikuperimit të lëkurës. Me një teksturë të lehtë kremoze, përhapet lehtësisht dhe përthithet pa lënë ndjesi të rëndë apo ngjitëse. I përshtatshëm për: lëkurë të thatë, të dehidratuar, të ndjeshme, të irrituar dhe me barrierë mbrojtëse të dobësuar. Mund të përdoret edhe nga lëkura mikse dhe e yndyrshme që ka nevojë për hidratim dhe qetësim.
Formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Aplikojeni në fytyrë dhe qafë pas tonerit dhe/ose serumit, në mëngjes e në mbrëmje. Përhapeni butësisht dhe prisni derisa të përthithet. Në mbrëmje, kur lëkura ka nevojë për më shumë hidratim, mund të vendosni një shtresë të dytë pasi të jetë përthithur e para. Në mëngjes vazhdoni me SPF.
Përbërësit "magjik"
Panthenol, Ekstrakt bambuje, Squalan, Niacinamide, Hialuronat natriumi, Centella Asiatica, Copper Tripeptide-1,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Panthenol (10%), Squalane, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Bambusa Vulgaris Extract (3,497 ppm), Hydrolyzed Jojoba Esters, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Copper Tripeptide-1
PURITO është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës që tërheq vëmendjen që tek emri. Kuptimi i saj është bashkimi i fjalës "purity" që do të thotë "pastërti" dhe "to" që vjen nga simboli kinez 土 dhe do të thotë "tokë". Pastërtia përcjell filozofinë dhe misionin e markës për të përzgjedhur përbërës natyral dhe për të krijuar me ta produkte të pastra dhe të sigurta. Ndërsa toka, simbolizon rikthimin në origjinë, rikthimin e lëkurës në gjendjen fillestare duke rigjeneruar dhe forcuar barrierën e saj të dëmtuar. Ajo çka duhet theksuar është se, PURITO në formulimet e produkteve të tij, nuk përmban përbërës dhe substanca të dëmshme. Kjo është edhe pika ku bashkohen idetë e dy themeluesve: z.Kim, një sipërmarrës në botën e K-Beauty, shumë miqësor me natyrën i cili dëshironte të krijonte produkte me përbërës të pastër, kundër mizorisë ndaj kafshëve dhe me paketime ekologjike; znj.Sunny që pas eksperiencës personale me lëkurën e saj akneike nisi hulumtimet për kuptuar shkaqet dhe zgjidhjet për problematikën e saj. Gjithë kjo filozofi përcillet më së miri nga linja “Centella Green Level” që përmban ekstraktin e bimës së famshme aziatike Centella Asiatica. Tonerin, serumin dhe kremin mbrojtës ndaj diellit të kësaj linje, do t'i gjeni në familjen e Koral Secrets.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









